By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse shumica e evropianëve udhëtojnë brenda vendit të tyre dhe pse udhëtimet ndërkombëtare janë deri në tre herë më të shtrenjta?
January 22, 2026
Osmani në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes në Davos
January 22, 2026
Udhëtimet e frymëzuara nga nostalgjia në rritje të fortë në vitin 2026
January 22, 2026
Kryeqyteti i Qipros është destinacioni më i mirë për kulturën në Evropë në vitin 2026
January 22, 2026
Perla e Toskanës që ende nuk është zbuluar nga turizmi masiv – ja pse duhet ta vizitoni
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji i duhanit nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ligji i duhanit nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Ligji i duhanit nuk respektohet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/01/19 at 7:48 PM
Kosova Times Published January 19, 2023
Share
SHARE

Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike.

Por, ky vendim duket se nuk vlen për zyrtarët e lartë të shtetit.

Ditë më parë në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, duke kënduar derisa në dorë mban një cigare të ndezur në kabinetin e zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi. Këtë postim e kanë rishpërndarë shumë zyrtarë të kësaj partie.

“Ndaloni tymosjen e duhanit se jemi në transmetim live”

Në dhjetor të vitit të kaluar kryetari i Këshillit Komunal të Kavadarit, Stojanço Ramov, para fillimit të seancës së KK-së ka paralajmëruar këshilltarët që të kenë kujdes çka flasin dhe t’i fikin cigaret pasi të fillojë transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes.

“Para fillimit të mbledhjes vetëm t’ju informoj se kjo seancë do të emetohet online në televizionin KTV… tashmë është në emetim të drejtpërdrejtë. Andaj, lidhur me cigaret si dhe në raport me komunikimin mes këshilltarëve ju lutem për një nivel më të lartë dhe me dinjitet pasi janë duke na parë qytetarët”, ka thënë Ramov.

Nga institucionet kompetente nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këto raste.

Ligji njëherë shtrëngon dhe më pas liron masat për ndalesën e pirjes së duhanit
Ndryshe, Maqedonia ka miratuar Ligjin e parë për mbrojtje nga pirja e duhanit në vitin 1995. Që nga ajo kohë, ky ligj ka pësuar ndryshime nëntë herë.

Reagime më të ashpra në opinion u shfaqën gjatë ndryshimit dhe plotësimit të ligjit që ndalon pirjen e duhanit në vitin 2010, me ç’rast pirja e duhanit atë kohë u ndalua plotësisht në të gjitha objektet e mbyllura publike, përfshirë tarracat e mbuluara dhe tarracat verore të objekteve të hotelerive.

Pas reagimeve të shumta të pronave të objekteve gastronomike ky ligj pësoi ndryshime në vitin 2018 dhe “pirja e duhanit u lejua ekskluzivisht jashtë objektit afarist (tarracë, kopsht veror dhe ngjashëm).

Pas këtij ndryshimi, afaristët gjetën hapësirë për t’iu shmangur ligjit. Pronarët e objekteve afariste tarracat i kanë mbuluar me xhama apo materiale rezistuese nga klima e jashtme, kështu që këto hapësira janë plotësisht të lidhura me ambientin e brendshëm të lokaleve gastronomike dhe kafeterive.

Valdeta Imeri, qytetare, thotë se tymosja fare pranë tavolinës ku është shënuar për klientët joduhanpirës ka bërë që mos të dalë me shoqërinë në lokale. Ajo thotë se jo vetëm veshja merr erë duhani, por si joduhanpirëse tymi e pengon gjatë konsumimit të ushqimit.

“Jo, s’ka dallim më ku pihet dhe ku nuk pihet duhan. Për fat të keq ky është realitet në pjesën më të madhe të lokaleve në vend. Kjo ka bërë që t’i shmang daljet në lokale”, thotë ajo.

Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike.
Pirja e duhanit në Maqedoninë e Veriut ndalohet me ligj në gjitha objektet e mbyllura publike.

Pirja e duhanit në lokalet më së shumti i dëmton fëmijët

Martin Petrevski nga Instituti maqedonas i Shëndetit Publik, thotë për Radion Evropa e Lirë se dëmi që shkaktohet nga tymosja pasive e duhanit pothuajse është e barabartë nga dëmi që u shkaktohet duhanpirësve, veçanërisht te sistemi kardiovaskular, ai frymëmarrjes që çon në sëmundjet malinje.

Petrevski thotë se problem më vete paraqet ekspozimi fëmijëve në hapësirat ku pihet duhani, pasi tek ata tymi cigares ka ndikim edhe më të theksuar pasi akoma nuk është zhvilluar sistemi mbrojtës.

“Pikërisht për këtë theksoj se është shumë keq se hapësira e duhanpirësve me atë të joduhanpirësve pothuajse është e ngjitur dhe kjo mund të çojë te problemet serioze për sa i përket shëndetit të fëmijëve, por edhe të rriturve”, thotë Petrevski.

Gjatë kontrolleve që ka realizuar Inspektorati Shtetëror i Tregut, më 17 janar ka bërë të ditur se Ligji për mbrojtjen nga duhani shkelet në dhjetëra lokale në Maqedoninë e Veriut.

Ndalimi i pirjes së duhanit në një lokal në Maqedoni të Veriut - Fotografi nga arkivi.
Ndalimi i pirjes së duhanit në një lokal në Maqedoni të Veriut – Fotografi nga arkivi.

“Pas përfundimit të festave të fundvitit, Inspektorati Shtetëror i Tregut i intensifikoi kontrollet në të gjithë territorin e vendit, ku janë kryer mbi 200 inspektime në përputhje me kompetencat që i parasheh Ligji për mbrojtjen nga duhani dhe janë shqiptuar mbi 50 dënime”, ka bërë të ditur Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Në bazë të Ligjit për mbrojtje nga duhani, gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijëderi në katër mijë euro për personat juridikë, kurse nga 100 deri në 300 euro për personat fizikë.

Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se nga popullsia e moshës madhore në Maqedoninë e Veriut, mes 45 dhe 50 për qind e tyre janë duhanpirës të rregullt. Ndërkohë, në vendet e Evropës 18 për qind e popullsisë në moshë madhore është duhanpirëse. Në Suedi kjo përqindje është vetëm 6 për qind.

You Might Also Like

Kommersant: Rusia mund të humbasë një nga tre bazat e saj ushtarake në Siri – aeroportin në Qamishli

Franca mohoi Trumpin dhe tallte pretendimet për tarifat e barnave: GIF me mbishkrimin “lajm i rremë”

Tmerr në Australi: Tre të vdekur nga të shtënat, policia kërkon sulmuesin

ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin

Zgjatet për 12 muaj afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Kosova Times January 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky flet për negociatat: Është e qartë se kush duhet ta ndalë luftën

Kosova Times Kosova Times March 23, 2025
Mbytet 69-vjeçari në plazhin Pishporo në Fier
Sulm masiv rus në Kiev, ka të vdekur, përfshirë foshnje. Aeroplanë të Polonisë ngritën në ajër
Inspektorati Farmaceutik realizoi 635 inspektime, shqiptoi 114 gjoba
Havjari i kuq ne Rusi u rrit me 34% para Vitit të Ri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?