By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Japonia synon të ndryshojë statusin ligjor për COVID-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Japonia synon të ndryshojë statusin ligjor për COVID-19
Rajon / Botë

Japonia synon të ndryshojë statusin ligjor për COVID-19

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 2:12 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
SHARE

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka bërë të ditura planet për të ndryshuar statusin ligjor për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, duke e trajtuar atë njëjtë sikurse gripin sezonal.

Një hap i tillë do të mund të relaksojë edhe më shumë masat për luftim të pandemisë, teksa Japonia tenton t’i kthehet jetës normale.

Në mesin e masave që aktualisht zbatohet në Japoni është vendosja e maskës.

Kishida ka thënë se ka udhëzuar ekspertët dhe zyrtarët qeveritarë që të diskutojnë detajet për ndryshimin e statusit për COVID-19.

Ky ndryshim do të shfuqizonte masën e vetizolimit dhe do t’iu mundësonte pacientëve me koronavirus që të kërkojnë trajtim në secilin special, për dallim prej tani që mund të drejtohen vetëm në disa institucione të specializuara.

“Në mënyrë që t’i kthehemi jetës normale në Japoni, ne do të studiojmë masa konkrete që gradualisht të kalojmë në fazën e re”, ka thënë Kishida.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa Japonia përballet me shifra rekorde të infektimit dhe vdekjeve, në atë që konsiderohet vala e tetë prej shpërthimit të pandemisë.

Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, shifrat ditore të vdekjeve kanë arritur në deri 503 në fundjavën e kaluar.

Ekspertët besojnë se kjo rritje mund të lidhet me përkeqësim të sëmundjeve kronike te pacientët e moshuar.

Në Japoni, COVD-19 kategorizohet si sëmundje e shkallës së dytë, bashkë me SARS-in dhe tuberkulozin.Pacientët me këto sëmundje duhet të izolohen dhe shpërthimi i këtyre sëmundjeve u mundëson qeverive lokale që të shpallin masa emergjente.

Kategorizimi i COVID-19 në shkallën e pestë nënkupton edhe heqjen e masave.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Postecoglou nuk ndihet i rrezikuar nga shkarkimi

Kosova Times Kosova Times January 30, 2025
Rusia kërkon një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në RFJ, Daçiq i pakënaqur me reagimin
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapitalizuar
Zvicra mposhtet nga Serbia
KPM fton mediat të respektohet heshtja zgjedhore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?