Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka ftuar qytetarët të vlojnë ujin.
“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, njofton IKSHK.