By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën
July 17, 2025
“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit
July 17, 2025
Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh
July 17, 2025
KEDS-i: Në mbarë Kosovën mbi 40 dalje jashtë funksionit
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e dytë e grave pensioniste
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtëpia e dytë e grave pensioniste
Lajme

Shtëpia e dytë e grave pensioniste

Kosova Times
Last updated: 2023/01/21 at 7:18 PM
Kosova Times Published January 21, 2023
Share
SHARE

Të gjitha problemet, hallet, ankesat e mërzitë thonë se i harrojnë kur hyjnë në Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Prishtinë.

Këto janë disa gra, kryesisht pensioniste që për çdo ditë vizitojnë qendrën që gjendet në lagjen Tophane në kryeqytet.

Hapësira ku qëndrojnë është jashtëzakonisht e vogël, por dëshira për të qëndruar bashkë – shumë e madhe.

Në një dhomë të kësaj qendre është i vendosur vetëm një kauç, disa karrige, një tavolinë dhe një televizor.

Hapësira ku qëndrojnë gratë në Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Prishtinë.
Hapësira ku qëndrojnë gratë në Qendrën Kulturore Sociale për të Moshuarit në Prishtinë.

Në ditën që Radio Evropa e Lirë, (20 dhjetor) vizitoi qendrën, të pranishme ishin vetëm nëntë gra. E qeshura e tyre, muhabeti dhe atmosfera dëgjohej jashtë derës së dhomës.

Megjithatë, ditëve të tjera deri 20 gra brenda ditës takohen për të komunikuar ndërmjet vete.

Qendra në Lagjen Tophane është e vetmja ku grumbullohen gratë pensioniste, që është nën menaxhim të Komunës së Prishtinës.

Këtu nuk përmenden problemet – vetëm qejfet, thotë Hana Berisha, kryetare e Rrjetit të Grave Sindikaliste. Shumica e grave janë mbi 65 vjeç, tregoi ajo, dhe vetëm argëtimi, socializimi dhe shëtitjet e përmirësojnë cilësinë e jetës në këtë moshë.

“Kjo qendër na ofron ngrohtësi, dashuri, bëjmë muhabet e llafosemi këtu – të gjitha hallet i harrojmë. Kemi vendosur të mos tregojmë për vuajtjet, mërzitë tona e problemet që realisht mund të jenë, por jo të barten në qendër. Këtu ka argëtim”, thotë ajo.

Hana Berisha
Hana Berisha

Pas tre vjetësh, në ditën që REL-i e vizitoi këtë institucion, shoqeve iu bashkua edhe Shefkija, 80 vjeçe. Pas vdekjes së djalit, në vitin 2019, ajo kishte ndërprerë të gjitha vizitat, qoftë në familje apo qendër. Për të lehtësuar sadopak situatën shpirtërore, ajo ka vendosur që të takohet më shpesh me shoqet e saj.

“Shtëpia veç mërzi m’u ka mbushë, mërzia më është bërë hije. Kam vendosur të dal, të vij që ta harroj pak mërzinë. Këtu po kënaqemi, nuk flasim për probleme”, thotë ajo.

Këto gra i vlerësojnë të domosdoshme takimet e aktivitetet për ta tejkaluar vetminë.
Fëmijët thonë se janë të angazhuar pas punëve të tyre dhe në shumë raste mbesin të vetme në shtëpitë e tyre.

E gjatë qëndrimit në këtë hapësirë, disa nga to bëjnë punë dore.

Duken thurur çorape e duke treguar gjëra të mira, ato thanë se në qendër nuk flasin për problemet dhe vuajtjet dhe kjo u ndihmon shumë atyre.
Duken thurur çorape e duke treguar gjëra të mira, ato thanë se në qendër nuk flasin për problemet dhe vuajtjet dhe kjo u ndihmon shumë atyre.

Fegjerije Havolli, rreth 74 vjeç, që nga hapja e qendrës në vitin 2018 është e rregullt nga ora nëntë e mëngjesit deri pasdite. Duke thurur çorape me fije leshi, tregon se në shumicën e rasteve temë e bisedave është koha e tyre e rinisë.

“Më së shumti flasim për vete, sepse na kanë shkuar vitet, kemi hequr(vuajtur) në rini boll, tash na u kanë çelë sytë, po dalim, po kënaqemi. Gjatë më duket nata… si të bëhet mëngjes në ora nëntë vij e takohemi me shoqe. Bisedat, të qeshurat po e ndihmojnë mirëqenien time”, thotë ajo.

E, në raste të caktuara ato marrin dajret(defin) dhe këndojnë e vallëzojnë.

Aktivitetet në Qendrën Sociale Kulturore vizitoret thonë se e ndihmojnë shumë mirëqenien e tyre në këtë moshë.
Aktivitetet në Qendrën Sociale Kulturore vizitoret thonë se e ndihmojnë shumë mirëqenien e tyre në këtë moshë.

Hapësirë e kufizuar

Qendra Kulturore Sociale për të Moshuarit është bërë shtëpi e dytë edhe për Dinore Ismajlin, 67 vjeçe. Ajo qe dy vjet ka dalë në pension dhe që atëherë pesë ditë në javë shumicën e kohës e kalon në qendër.

Ajo është nënë e një vajze. Dinorja bashkëshorti i së cilës, është vrarë në luftën e fundit, në vitin 1999, thur çorape leshi ngjyrash të ndryshme. Por, problemi i Dinorës, sikurse i të gjitha të moshuarave tjera, është hapësira e pamjaftueshme në këtë qendër.

“Për neve, do të ishte mirë të kishim një derë të veçantë dhe sipërfaqe më të madhe. Se këtu ka shumë pensionistë, nuk mundemi lirshëm të dalim në korridor, në kuzhinë, se numri i burrave është i madh. Besoni se kjo po na pengon shumë”, tha ajo.

Dinore Ismajli
Dinore Ismajli

Qendra e përbashkët me burra ka bërë që edhe numri i grave të jetë më i vogël, tha Synavere Llapaj, 57 vjeçe.

Ajo konsideron se qendra sociale për të moshuarat gra duhet të ketë edhe në lagje tjera.
Për të krijuar miqësi dhe argëtim ajo tha se vjen nga lagjja Dardania në lagjen Tophane.

Synavere Llapaj.
Synavere Llapaj.

“Këtu është argëtimi, qetësia, këtu i gjejmë të gjitha. I harrojmë të gjitha problemet familjare, shëndetësore, se ne vijmë vetëm të kënaqemi. Problemi që po na paraqitet është ambienti i përbashkët me burra, një hyrje e përbashkët. Kjo na kufizon sepse argëtimet tona u pengojnë burrave – por edhe aktivitetet e tyre na pengojnë neve”, thotë Synaverja.

Ndër problemet e Qendrës gratë e përmendin ambientin e përbashkët me burra. Ato thonë se "argëtimet tona u pengojnë burrave - por edhe aktivitetet e tyre na pengojnë neve".
Ndër problemet e Qendrës gratë e përmendin ambientin e përbashkët me burra. Ato thonë se “argëtimet tona u pengojnë burrave – por edhe aktivitetet e tyre na pengojnë neve”.

Miqësia e krijuar mes grave vizitore ka dalë edhe jashtë mureve të këtij institucioni. Ato shpesh dalin për shëtitje në natyrë, lokale apo organizojnë vizita gjatë vikendeve dhe festave në qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë.

Jashtë dhomës së grave, korridori dhe disa dhoma të tjera janë të mbushura me tavolina me burra pensionistë që luajnë domino, shah apo me letra.

Në Kosovë rreth 200 mijë llogaritet të jetë numri i përgjithshëm pensionistëve, nga ta rreth 50 mijë kontributpagues që marrin nga 180 deri 260 euro pension, dhe rreth 150 mijë pensionistë bazë që marrin 100 euro pension në muaj. Se sa është numri i grave dhe burrave nuk dihet.

You Might Also Like

KEDS-i: Në mbarë Kosovën mbi 40 dalje jashtë funksionit

Arrestohet shtetasi shqiptar, dyshohet për plaçkitjen e 11 shtëpive

Prokuroria e Pejës, aktakuzë ndaj 10 personave për disa vepra penale

Arrestohen 4 persona tё dyshuar pёr zjarrёvёnie

Pesë kompani aplikojnë për tenderin e TC “Kosova A”

Kosova Times January 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik që nga sëmundja

Kosova Times Kosova Times March 23, 2025
Miratohet raporti vjetor i RTK-së për vitin 2022
Bislimi takon ambasadorin irlandez, flasin për investime ekonomike
Orban foli pas takimit me Dodikun: Në vend të sanksioneve dhe leksioneve, ne besojmë në dialog
Bruksel, protestë e dhunshme e fermerëve para Këshillit Evropian
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?