By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Një mrekulli natyrore në Hungari: Një liqen tepër i bukur që ndryshon ngjyrat
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani pritet nga presidenti italian: Rruga e dialogut nuk ka alternativë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani pritet nga presidenti italian: Rruga e dialogut nuk ka alternativë
Lajme

Osmani pritet nga presidenti italian: Rruga e dialogut nuk ka alternativë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/23 at 10:32 PM
Kosova Times Published January 23, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot në Pallatin Kuirinale me nderime ushtarake nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Dy presidentët konfirmuan raportet miqësore në mes të dy vendeve dhe pohuan përkushtimin për thellim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve dhe me qëllim të tejkalimit të sfidave të sigurisë në rajon dhe përtej.

Në takim, Presidentja Osmani foli për zhvillimet në Kosovë dhe prioritetet në fushën e politikbërjes, me ç’rast theksoi se Kosova është një partner serioz dhe një vend i gatshëm për avancim të aleancave me partnerët strategjik.

Ajo vlerësoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike, si dhe e falënderoi Italinë për mbështetjen e fuqishme në ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit. Presidentja Osmani foli edhe për rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast veçoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, për të cilin kërkoi mbështetjen e Italisë.

Duke theksuar se Italia është në listën e top 10 vendeve partnere në fushën e tregtisë, Presidentja Osmani foli po ashtu për përparësitë e të bërit biznes në Kosovë. Me këtë rast, ajo prezantoi edhe mundësitë e shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët si siguria, energjia, kultura dhe të drejtat e njeriut.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Mattarella folën edhe për zhvillimet në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, me ç’rast u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit të aleancave në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe demokracisë.

Dy presidentët folën edhe për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka qenë dhe mbetet përherë një vend paqedashës dhe, si e tillë, do të jetë gjithmonë në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave demokratike. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Dialogun Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet një palë e përkushtuar dhe konstruktive dhe se po angazhohet për një proces të përqendruar në njohje reciproke e që si përfundim garanton mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

Duke vlerësuar lartë mikpritjen dhe dashamirësinë e Presidentit Mattarella, Presidentja Osmani e ftoi atë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, gjë që do të rezultonte në vizitën e parë të një presidenti italian në Republikën e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Kosova Times January 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A munden drithërat ukrainase të lehtësojnë krizën globale ushqimore?

Kosova Times Kosova Times March 16, 2023
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
8.5 kilogramë kokainë me vlerë mbi një milion euro janë sekuestruar në Beogradpër shkak të rrëzimit të Windows
Bërnabiq: Rritja e gatishmërisë luftarake, për të mbrojtur serbët në Kosovë
Ardita Sinani zgjidhet kryetare e Preshevës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?