By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore
Lajme

41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 2:26 PM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga zv/ministrja Dafina Gexha, zv/ministri Arsim Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga grupi punues kyç për hartimin e Planit Strategjik për zbatimin e fizibilitetit dhe raportit shtesë për studimin “Ngritja e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor”. 

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia theksoi urgjencën e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore si një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Kurti.

Në këtë takim ministri Vitia tha se është hera e parë që kemi një plan të tillë strategjik për ngritjen e infrastrukturës dhe pajisjeve për kujdesin dytësor dhe tretësor.

“E dimë që janë probleme sistemike, por nga stafi shëndetësor nuk mund të kërkojmë maksimumin kur mungojnë parakushtet për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë që është edhe objektivi kryesor. Pasi shëndetësia është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani, si dhe me donatorët tanë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, ky plan sado ambicioz, do të jetë i realizueshëm”, tha ministri Vitia.

Ai u shpreh se të gjithë duhet të bëjmë maksimumin që të ngrisim nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe se të gjithë jemi para një përgjegjësie të jashtëzakonshme për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Sipas tij kjo arrihet vetëm duke i diskutuar problemet, nevojat dhe kërkesat, e jo duke i fshehur ato.

Grupi punues në Planin e veprimit ka përcaktuar propozimet e dala nga studimi me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në një periudhë afatshkurtër.

Disa nga objektivat e grupit punues janë riorganizimi i shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciare në spitalet e përgjithshme, adaptimi i numrit të shtretërve spitalorë nevojave të shërbimeve spitalore për pacientë, modalitetet e financimit dhe sigurimit të pajisjeve të domosdoshme mjekësore, pagesa sipas performances të profesionistëve shëndetësor, janë disa nga objektivat e përfshira në Planin Strategjik të përpiluar nga përfaqësuesit e MSh, ShSKUK, spitaleve të përgjithshme dhe përfaqësues të tjerë në sektorit te shëndetësisë.

Ky aktivitet bazohet në studimin e fizibilitetit ne kuadër te Kornizës Investuese te Ballkanit Perëndimor (WBIF) që është realizuar në vitin 2022, por meqenëse gjatë periudhës 2018-2022 janë siguruar pajisje, Ministria në vitin 2022 ka bërë ri-vlerësimin e studimit të parë që synon sigurimin e pajisjeve për nivelin dytësor dhe tretësor.

Ky studim është miratuar nga Mekanizmat e Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe pritet hartimi i planit të veprimit.

Propozimi për koston e projektit është 41.067.355 euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Përleshje në një lokal të Lipjanit, lëndohen gjashtë persona

Mbi 3 orë pritje për hyrje në Kosovë, Dheu i Bardhë më i ngarkuari

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tirana mbledhe liderët e BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor

Kosova Times Kosova Times December 6, 2022
Le Monde zbulon detaje shokuese: Truprojat e Macron, Trump, Putin ishin të përfshirë në gjithçka…
BQK publikon plan për veprim shtesë për dinar, liston lehtësirat
KQZ pezulloi dy parti politike, nuk dorëzuan raport financiar të vitit 2024
Koordinimi-alias “Kordinacija” anti AKI
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?