By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohen 4 persona, merreshin me detyrim e frikësim të personave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrestohen 4 persona, merreshin me detyrim e frikësim të personave
Lajme

Arrestohen 4 persona, merreshin me detyrim e frikësim të personave

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 4:19 PM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shtetit, kanë arrestuar të martën në rajonin e Prishtinës katër persona të dyshuar për disa vepra penale. Ky aksion thuhet se është marrë në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike dhe planeve operacionale të policisë, që kanë për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale që ndërlidhen me fushën e krimit të organizuar.

“Gjatë realizimit të këtij operacioni policor, i cili ka rrjedhur pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit, të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer vepra penale si: “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje’.”, thuhet në njoftimin e Policisë,

Sipas këtij institucioni, këta persona janë paguar për këto shërbime, me qëllim të frikësimit dhe lëndimit të viktimave. E sipas policisë, të arrestuarit i kanë përcjellë për një kohë të gjatë viktimat, të cilat edhe i kanë identifikuar.

“Viktimat janë të profileve të ndryshme, ku disa nga viktimat e identifikuara kanë qenë direkt të sulmuar, të cilët edhe kanë pësuar lëndime trupore. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, arrestimi i personave të dyshuar është bërë në mbështetje të Njësisë Speciale Intervistuese dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e arrestuar janë: D. S. I vitit 1980;  Xh. M i lindur më 1979; H. H i vitit 1960 dhe: T. Sh i lindur më 1973.

Gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy armë të gjata, katër armë të shkurtra, 43 fishekë, pesë mijë (5,000,00) euro, dy  automjete, 4 telefona dhe mjete të forta.

“Me vendim të prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, katër (4) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo e fundit apelon tek të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë qenë apo edhe ende janë viktimë e përfshirjes së veprave penale në fjalë, të lajmërohen në Polici në stacionet më të afërta, apo edhe të kontaktojnë në linjat telefonike të bëra publike.

 

You Might Also Like

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash

Osmani: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Përfundojnë dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Peci: Të përkushtuar në realizmin e qëllimeve tona

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
Ukrainasit pretendojnë: SBU hodhi në erë një makinë me oficerët rusë të FSB
Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Serbi e cila duhet të zbatohet
Dushi e sheh të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve
Sot është Dita Ndërkombëtare e Punës Sociale: Punonjësit socialë në një pozitë të vështirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?