By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë
June 7, 2025
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Mori 225 mijë euro nga punonjësi i inteligjencës shqiptare”, CNN: Ish-zyrtari i lartë i FBI takoi Ramën. E këshilloi të kishte kujdes me…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Mori 225 mijë euro nga punonjësi i inteligjencës shqiptare”, CNN: Ish-zyrtari i lartë i FBI takoi Ramën. E këshilloi të kishte kujdes me…
Lajme

“Mori 225 mijë euro nga punonjësi i inteligjencës shqiptare”, CNN: Ish-zyrtari i lartë i FBI takoi Ramën. E këshilloi të kishte kujdes me…

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 8:33 AM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Mediat më të mëdha ndërkombëtare i bënë jehonë dje arrestimit të një ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal, për shkak të bashkëpunimit dhe parave të marra nga një oligark rus. Media të ndryshme kanë publikuar dhe detaje nga hetimet e Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

CNN ka postuar një artikull mbi ngjarjen, ku përmendet edhe fakti që McGonigal ka fshehur të dhëna në lidhje me një pagesë prej qindra mijëra eurosh të marra nga një ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, çka përbën edhe akuzën e dytë me të cilën përballët ish-zyrtari.

SHKRIMI I PLOTË

McGonigal po përballet me akuza në Nju Jork për shkelje të sanksioneve të SHBA-së, komplot dhe akuza për pastrim parash për bashkëpunimin në vitin 2021 me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

 

Ai akuzohet për fshehjen e lidhjeve që kishte me personin që dekada më parë ka punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, duke përfshirë marrjen e 225,000 dollarëve në pagesa.

 

Gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal dështoi të zbulonte në formularët e qeverisë amerikane se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe të tjerë persona.

Prokurorët pretendojnë se në një takim, McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse.

Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që i pagoi 225 mijë dollarë kishte interes financiar në vendimin e qeverisë për kontratat.

Një nga pagesat në para, rreth 80,000 dollarë, dyshohet se iu dha McGonigal-it ndërsa ai ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City.

Nën drejtimin e McGonigal, FBI hapi një hetim mbi përpjekjet lobuese të huaja të një shtetasi amerikan bazuar në informacionin që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare, referuar aktakuzës. McGonigal nuk i zbuloi kurrë marrëdhënien e tij financiare.

Charles McGonigal, një veteran i FBI-së prej 22 vitesh, i cili u pensionua në 2018, u arrestua të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy kur kthehej nga një udhëtim ndërkombëtar.

McGonigal pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan ndërsa avokati i tij ka deklaruar se ai është i pafajshëm.

Si u krye bashkëpunimi me oligarkun rus
Sa i përket akuzave në lidhje me oligarkun rus, aktakuza pretendon se McGonigal u takua për herë të parë me përkthyesin rus, Shestakov, në vitin 2018 ndërsa ishte akoma zyrtar në FBI, nëpërmjet një oficeri të inteligjencës ruse, i njohur si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Bashkimin Sovjetik dhe Federatën Ruse.

McGonigal udhëtoi në Londër dhe Vjenë rreth vitit 2019 për t’u takuar me Deripaskan dhe të tjerë për të “fshirë” oligarkun rus nga lista e sanksioneve të SHBA.

Ish-agjenti i FBI-së dhe përkthyesi i akuzuar gjithashtu për të njëjtën akuzë, Shestakov, u përpoqën të fshehin përfshirjen e tyre me Deripaskan, duke përdorur kompani guaska dhe nënshkrime të falsifikuara për të marrë pagesa nga oligarku rus.

Në vitin 2021, McGonigal dyshohet se po punonte për të marrë skedarë të “dark web” për Deripaskan, të cilat ai tha se mund të zbulonin “asetet e fshehura me vlerë më shumë se 500 milionë dollarë amerikanë” dhe informacione të tjera që McGonigal besonte se do të ishin të vlefshme për Deripaskan.

Kjo përpjekje u ndërpre papritmas kur FBI-ja sekuestroi pajisjet e tyre elektronike personale në nëntor të atij viti.

Deripaska, një aleat i Putinit, u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 në përgjigje të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe u akuzua për shkelje të sanksioneve amerikane në shtator.

Ai është një nga oligarkët më të njohur në Rusi dhe emri i tij doli gjatë hetimit Trump-Rusi në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Ai u përmend dhjetëra herë në raportin e këshilltarit special Robert Mueller, i cili thotë se ai është “në një linjë të ngushtë” me Putinin.

You Might Also Like

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit

Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Garë miqësore shahu mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gati sa nuk ndodhi katastrofa: Raketat ruse fluturuan pikërisht pranë termocentralit?!

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
Mjekët hoqën djalin nga aparati, duke pritur që ai të vdiste. Ai mbijetoi
I hequr nga komanda, gjenerali akuzoi Shoigun për tradhti
Kur arti është gjithçka që ju ka mbetur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?