By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Asociacioni, obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hill: Asociacioni, obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit
Lajme

Hill: Asociacioni, obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 7:22 PM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

“Të gjithë negociatorët dhe ndërmjetësuesit, qoftë në Bashkimin Evropian, apo në Shtetet e Bashkuara, e kanë konfirmuar që ky është një obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit. Është element kyç për të ecur përpara. Pastaj vjen ajo që thuhet në planin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai përfshin ide më të gjera që do të kërkojnë pak më shumë kohë”, ka thënë Hill.

Ai i ka bërë këto deklarata në ceremoninë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Hill ka thënë, po ashtu, se Asociacioni nuk mund të krijohet menjëherë, duke shtuar se është e nevojshme që të punohet në disa aspekte.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka konfirmuar të ketë marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Pres të jetë një takim i mirë”, ka thënë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës më 20 janar, se bisedimet për krijimin e Asociacionit do të nisin deri në fund të këtij muaji, me “njerëz që kanë ide të mira”.

“E ardhmja evropiane e Serbisë, e rëndësishme për ShBA-në”

Ambasadori amerikan në Serbi, ka thënë se e ka dëgjuar “me kujdes fjalimin e (presidentit serb, Aleksandar Vuçiq)”, i cili, sipas tij, “ka prezantuar planin dhe konceptin për zgjidhjen e problemit shumë të komplikuar” të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti e ka sqaruar si e sheh të ardhmen e Serbisë dhe ShBA-ja mbështet një të ardhme të tillë për Serbinë. Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të mira me Bashkimin Evropian, dhe për ne është shumë e rëndësishme të shohim përparimin që bën Serbia drejt BE-së”, ka thënë Hill më 24 janar.

Presidenti serb ka thënë në një adresim para kombit, më 23 janar, se ekipi diplomatik evropiano-amerikan, i ka thënë atij se nëse ai nuk e pranon planin franko-gjerman për Kosovën, Serbia do të përballet me bllokim të investimeve dhe procesit të integrimit.

Ai ka thënë se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe ShBA-ja, është kornizë e re negociuse për Serbinë.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Radio Evropa ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB paralajmëron se situata humanitare në Gazë është “përtej katastrofës”

Kosova Times Kosova Times September 6, 2024
Një aksident me fatalitet dhe dhjetëra të lënduar në trafik gjatë 24 orëve
Izraeli uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
BE-ja i afrohet paketës së mbrojtjes prej 150 miliardë eurosh, pavarësisht kufizimit të Hungarisë për Ukrainën
Zbulim i ri: Tankerë nga “flota në hije” e Rusisë po derdhin naftë në Mesdhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?