By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
October 31, 2025
Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit
October 31, 2025
U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812
October 31, 2025
Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme
October 31, 2025
Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediet franceze shkruajnë për laptopin e vjedhur të gjyqtarit të Speciales
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mediet franceze shkruajnë për laptopin e vjedhur të gjyqtarit të Speciales
Lajme

Mediet franceze shkruajnë për laptopin e vjedhur të gjyqtarit të Speciales

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 12:45 AM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Ditë më parë u raportua se një laptop me të dhëna të ndjeshme për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dyshohet se është vjedhur nga banesa e një gjyqtari të Dhomave të Specializuara. Për këtë çështje RTK ka kontaktuar Dhomat e Specializuara, Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe autoritetet e drejtësisë në Francë.

Një laptop me të dhëna shumë të ndjeshme për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dyshohet se është vjedhur nga banesa e gjyqtarit të Dhomave të Specializuara.

Kështu raporton gazeta franceze Le Journal du Dimanche, sipas së cilës, ky laptop u vjedh në banesën e gjyqtarit në Paris, e që ka ngritur shqetësime dhe brenga tek autoritetet gjyqësore dhe policore në shtetin francez.

Për këto raportime nuk kanë dashur të prononcohen nga Specialja. Në një përgjigje për RTK-në nga kjo gjykatë, kanë thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk e komentojnë raportin e medieve franceze të cilit po i referohen të tjerët.

Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës kanë bërë të ditur se nuk janë në dijeni për rastin dhe as nuk kanë kompetenca për çështjen në fjalë.

Ndërsa avokatë të Kosovës të licencuar nga Specialja, thonë se të dhënat tanimë janë te trupi gjykues dhe mbrojtja.

“Sa i përket pistave hetimore në lidhje me këtë rast, duhet të them se asnjëri prej të pandehurve i cili është duke u proceduar penalisht pranë Dhomave të Specializuara nuk ka pas interes që ta aranzhojë apo ta koordinoj një gjë të tillë për faktin se edhe tek rasti ‘Thaçi dhe të tjerët’ e edhe te rasti i Pjetër Shalës, rasti tashmë është në shqyrtimin gjyqësor dhe të gjitha provat tashmë nga gjyqtari i procedurës paraprake janë dorëzuar tek trupi gjykues, kështu që asnjëri prej të pandehurve nuk ka

as asnjë lloj motivi që ta koordinoj një aktivitet të tillë”, tha Artan Qerkini, avokat I licencuar.

“Mund të ndryshoj procesin gjyqësor sepse mund të bie në dorë të palëve të tjera që kanë interes lidhur me ato prova, mund të bjerë në dorë të shteteve të ndryshme, individëve që punojnë për organe të ndryshme shtetërore, të shteteve jo mike, por edhe individëve që kanë interes që të dëmtohet procesi, gjyqësor, por megjithatë konsideroj që provat janë dhe pjesa më e madhe e procesit gjyqësor do të jetë publik dhe nuk do të duhej të ndikonte në rrjedhën e procesit gjyqësor”, tha Skënder Musa, avokat i licencuar.

RTK ka kontaktuar me ministrinë e Drejtësisë në Francë, por në një përgjigje me shkrim na kanë rekomanduar të kontaktojmë me Prokurorinë në Paris, e cila gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.

 

You Might Also Like

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Gashi: Diaspora akademike, potencial i fuqishëm për zhvillimin e arsimit

U publikuan letrat e diplomatit francez Anton Vas nga viti 1812

Abdixhiku: Nuk ka shumicë parlamentare, zgjedhjet e reja të pashmangshme

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejt

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Deputetët miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Kosova Times Kosova Times November 21, 2024
Presidenti i El Salvadorit uron Osmanin,e quan 17 shkurtin simbol të forcës
Ferizaj, nis zbatimin e planit të veprimit ‘Motoçikleta 2024’
Zhgënjimi me ligjet e Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X
Bashkimi Evropian ka vendosur përgjegjësinë penale për shkeljen e sanksioneve kundër Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?