By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S`ka autobusë, qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit
November 25, 2025
Raportohen të zhdukura dy vajza në Gjakovë e Rahovec
November 25, 2025
10 raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orëve të fundit
November 25, 2025
Raporti 24-orësh i Policisë: Dhjetëra të lënduar, mijëra tiketa
November 25, 2025
28 vjet nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrja Schwarz prej mediumit estonez kundërshton Escobarin: Asociacioni ka vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministrja Schwarz prej mediumit estonez kundërshton Escobarin: Asociacioni ka vdekur
Lajme

Ministrja Schwarz prej mediumit estonez kundërshton Escobarin: Asociacioni ka vdekur

Kosova Times
Last updated: 2023/01/24 at 2:14 PM
Kosova Times Published January 24, 2023
Share
SHARE

Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, me të gjitha kanalet e komunikimit në dispozicion në Kosovë, ka përzgjedhur që kundërshtimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, t’ia bëjë përmes një medie estoneze.

Gërvalla-Schwarz është deklaruar për herë të parë për këtë çështje – që prej deklarimit të emisarit Escobar për nisjen e menjëhershme për themelimin e Asociacionit – për mediumin estonez ‘ERR’.

“Beogradi flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos formohej. Teksa folim me partnerët dhe aleatët tanë, dëgjojmë se ky duhet të jetë një formacion që i jep të drejta komunitetit serb, por nuk shoh ndonjë të drejtë që kushtetuta nuk iu garanton”, ka deklaruar ndër të tjera shefja e diplomacisë kosovare.

Sipas ministres Schwarz, Asociacioni, siç e quajti ajo një-etnik, është zgjidhje e shekullit të 19-të. E njëjta ka diskutuar edhe për kompetencat ekzekutive të përfolura nga pala serbe, por jo edhe nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, ku ka marrë shembullin e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Nëse flasim për pushtetin ekzekutiv, shembulli më i mirë është Bosnja dhe Hercegovina, ku ata ngritën një mekanizëm, duke i dhënë një kombi një pushtet të tillë ekzekutiv që shteti të mos funksionojë më. Ne nuk do të bëjmë diçka të tillë në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Përkundër deklarimeve të kryediplomates, emisari amerikan ka insistuar, njësoj sikurse zyrtari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të bëhet në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk do të lejojë një Republikë Serbe e dytë.

Escobar ka sqaruar edhe natyrën e Asociacionit.

“Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese. Ne flasim se si ta bëjmë veriun e Kosovës më funksional dhe më të lidhur me qeverinë në Prishtinë. Ne do ta bëjmë këtë. Çështja është se në ç’pikë Kosova do ta ketë të qartë se bashkësia ndërkombëtare e pret që ta bëjë këtë, kërkon që ta bëjë këtë”, deklaroi Escobar përgjatë vizitës së tij në Serbi.

You Might Also Like

S`ka autobusë, qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit

Raportohen të zhdukura dy vajza në Gjakovë e Rahovec

10 raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orëve të fundit

Raporti 24-orësh i Policisë: Dhjetëra të lënduar, mijëra tiketa

28 vjet nga luftimet e para frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe

Kosova Times January 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre qytete ranë, Pokrovsk u rrethua plotësisht. Kartat zbulojnë: Fillon beteja e madhe

Kosova Times Kosova Times February 7, 2025
Moti në Shqipëri me kushte të qëndrueshme atmosferike
Shefi i ri i EULEX-it, i përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në sundim të ligjit
Në Ukrainë, vdiq komandanti i “Regjimentit të Leningradit” Yevgeny Vashunin
Ministri danez viziton Kosovën, interesohet për arsyet e vonesës së marrëveshjes për burgun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?