By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qytetet në Libi janë të mbuluara nga mjegulla portokalli, skenat janë surreale: ‘Mos dilni jashtë!’
January 21, 2026
Supë me kungull dhe portokall
January 21, 2026
Mish viçi me kungull në tavë
January 21, 2026
Supë peshku me perime dhe shafran nga Kozani
January 21, 2026
Supë panxhari me kumbulla të thata dhe lëng portokalli
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD dhe MPJ e Mbretërisë së Belgjikës mbajnë konsultime politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPJD dhe MPJ e Mbretërisë së Belgjikës mbajnë konsultime politike
Lajme

MPJD dhe MPJ e Mbretërisë së Belgjikës mbajnë konsultime politike

Kosova Times
Last updated: 2023/01/25 at 9:57 PM
Kosova Times Published January 25, 2023
Share
SHARE

Janë mbajtur konsultimet politike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës. Kështu ka bërë të ditur MPJD përmes një njoftimi për media.

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Marrëdhënie Bilaterale, ambasadorit Jeroen Cooreman, sot në Bruksel, u mbajtën konsultimet politike mes ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit për media nga MPJD, gjatë konsultimeve u vlerësua ngritja e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar mes ekonomive  të të dyja vendeve dhe u shqyrtuan mundësitë për lehtësimin e mëtutjeshëm të këtyre zhvillimeve.

Në takim u diskutua edhe për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira.

“Zëvendësministri Ahmeti falënderoi ambasadorin Cooreman për mbështetjen e Belgjikës për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë që këto dy organizata kanë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se tema të tjera në këtë takim ishin edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe situata në rajonin e Ballkanit, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

 

You Might Also Like

Kurti foli për realitetin e ri në rajon: “Serbia e kupton më mirë se kurrë se ne jemi shtet”

Reshje bore në Shqipëri, Policia apelon për kujdes në rrugë

Basha: Rugova e udhëhoqi popullin në kohëra të vështira

Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën

Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

Kosova Times January 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pentagoni: është e rëndësishme që aleatët të mos ulin dinamikën e dërgesave të armëve në Ukrainë; SHBA nuk ka marrë ende një vendim për dorëzimin e Abrams

Kosova Times Kosova Times January 24, 2023
Liberalizimi i tregut të energjisë, LBK: Vendimi i ZRRE-së i rrezikshëm
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres i dorëzoi Lavrov një letër Putinit
Nje person nga Dagestani kreu vetëvrasje në Vjenë para deportimit në Rusi
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?