By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërkombëtarët i bëjnë thirrje Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ndërkombëtarët i bëjnë thirrje Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën
Rajon / Botë

Ndërkombëtarët i bëjnë thirrje Shkupit ta ndryshojë Kushtetutën

Kosova Times
Last updated: 2023/01/25 at 6:51 PM
Kosova Times Published January 25, 2023
Share
SHARE

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive politike për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi në Gostivar se në të gjitha takimet me liderët politikë thekson rëndësinë që kanë për vendin ndryshimet kushtetuese

“Unë u them të gjithëve që takoj se kjo është e rëndësishme dhe nuk është vetëm e rëndësishme ta bëjmë këtë, por është e rëndësishme që këtë shtet ta vendosin në vendin e parë dhe jo agjendat personale përpara agjendave më të mira të këtij vendi… Kjo është ajo që bëj çdo ditë dhe vazhdoj ta bëjë këtë. Shpresoj që të zgjedhurit tuaj të bëjnë atë që unë e konsideroj më të mirën për vendin”, tha ambasadorja Aggeler.

Një gjë të tillë ajo e kishte theksuar edhe në takimin e fundit me kryetarin e Aleancës Shqiptare në opozitë, Arben Taravari, që po shqyrton mundësinë e hyrjes në Qeveri për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë, nga misioni i BE-së në Shkup, thanë se ndryshimet kushtetuese burojnë nga marrëveshja, për të cilën shteti është angazhuar në marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë dhe në rast se nuk miratohen këto ndryshime, mund të bllokohet edhe procesi i integrimit evropian.

“Maqedonia e Veriut tashmë ka një histori të mirë të marrëdhënieve ndëretnike dhe mendoj se do të marrë një vendim që do t’i forcojë edhe më shumë, pa prekur identitetin e këtij vendi sepse identiteti nuk humbet në rrugën drejt BE-së. Megjithatë, për shkak se kjo është pjesë e marrëveshjes së realizuar që rezultoi me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, nëse ky ndryshim nuk ndodh, procesi i negociatave do të ndalojë, dhe çfarë do të ndodhë më pas, nuk mund të themi”, thanë nga zyra e BE-së në Shkup.

Procedura për ndryshimet kushtetuese, sipas Qeverisë maqedonase, do të nisë së shpejti, fillimisht me debate ku do të përfshihen ekspertët dhe faktorët të tjerë të shoqërisë.

“Rëndësia politike është shumë më e madhe se ajo e ndryshimit të një pjese të Kushtetutës, të preambulës së saj për përfshirjen e bullgarëve në të. Vendimi për ndryshimin e Kushtetutës nënkupton vendimin për dhënien e dritës jeshile vazhdimit të bisedimeve për anëtarësim evropian”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ndryshimet miratohen në Kuvend me dy të tretat, apo me 80 nga 120 votat e deputetëve. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 75 vota, sikur pjesë e Qeverisë të bëhej edhe Aleanca për Shqiptarët. Domethënë mungojnë edhe pesë vota, të cilat kërkohen nga radhët e opozitës maqedonase.

Por, kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, tha se askush nuk ka marrë mandat në zgjedhje për ndryshimin e Kushtetutës.

“Qëndrimi është se ky Parlament nuk ka mandat për ndryshimin e Kushtetutës, sepse opozita nuk ka marrë pjesë në hartimin e asaj marrëveshjeje, as nuk është pajtuar me atë marrëveshje dhe as nuk ka shkuar para qytetarëve për të premtuar se do të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Mickoski.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit asnjë parti politike nuk e ka paraqitur si pjesë të programit të saj ndryshimin e Kushtetutës. Për këtë arsye Mickoski konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times January 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rama: Në 2030 mund të arrijmë në 30 milionë turistë, të garantojmë ofertën

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Stoltenberg: Në ditët në vijim do të përcaktojmë kushtet për hyrjen e Kievit në NATO
Me “breshka”, rusët arritën të thyejnë mbrojtjen ukrainase me dronë
AKP forcon transparencën përmes rregullores së re të prokurimit
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?