By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Riemërtimi i McDonald’s në Kazakistan konsiderohet fushë e minuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Riemërtimi i McDonald’s në Kazakistan konsiderohet fushë e minuar
Rajon / Botë

Riemërtimi i McDonald’s në Kazakistan konsiderohet fushë e minuar

Kosova Times
Last updated: 2023/01/25 at 1:50 PM
Kosova Times Published January 25, 2023
Share
SHARE

Një grup adoleshentësh janë parë duke qëndruar jashtë objektit të tyre të preferuar për ushqim të shpejtë në qytetin kazak, Almati, për të bërë fotografi, por edhe kanë qeshur me riemërtimin e një marke botërore.

“Ne jemi të hapur, a është ky emri i ri?”, ka pyetur njëri, duke qeshur dhe duke bërë me gisht te hyrja e restorantit, ku është parë shkronja “M”.

Një restorant pa emër në Almati, i hapur aty ku dikur shtrihej zinxhiri global, McDonald's.
Një restorant pa emër në Almati, i hapur aty ku dikur shtrihej zinxhiri global, McDonald’s.

Brenda, pëlqyesit e hamburgerëve janë kthyer në turma, dy muaj pas mbylljes së rrjetit të ushqimit të shpejtë McDonald’s, mirëpo shumë gjëra nuk kanë qenë aty.

Stafi është parë me uniforma të modifikuara dhe emrat e disa ushqimeve janë ndryshuar vrazhdë me ngjyrë të zezë.

Shembull i modifikimit të emrit me ngjyrë të zezë.
Shembull i modifikimit të emrit me ngjyrë të zezë.

“Gjithçka është thuajse e njëjtë, përveçse peta ime është më e mbushur sesa në të kaluarën”, ka thënë Amangeldi Amanulla, student, i cili ka treguar se e ka vizituar rregullisht rrjetin McDonald’s, deri në nëntor të vitit 2022, kur edhe është mbyllur.

“Por, nuk ka mjaftueshëm salca”, është ankuar shoqja e tij me emrin Amina.

“Po më mungon salca teriyaki dhe salcat tjera për sallata”.

Për disa, kualiteti i mishit ka prioritet, edhe nëse ofertat bëhen me emra tjerë.

Të tjerë janë të shqetësuar se rrjeti i ri i restoranteve mund të menaxhohet nga Vkusno i tochka (I shijshëm dhe kaq) kompani që është themeluar pasi gjiganti amerikan McDonald’s është larguar nga disa tregje aziatike, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Largimi i McDonald’s nga tregu kazak është bërë zyrtarisht më 5 janar.

Pronari lokal i licencës për hapje të McDonald’s, Food Solutions KZ, ka refuzuar të tregojë natyrën e problemeve që kanë çuar në mbyllje.

Në disa raportime të së përditshmes Bloomberg, në kontratë janë përmendur “problemet e nxitura nga lufta në Ukrainë”, të cilat “e kanë lënë Kazakistanin pa furnizime të mishit”.

Fakti që përfituesi kryesor i Food Solutions KZ, manjati Kairat Boranbaev, është aktualisht në burg në Kazakistan, nën akuzat për përvetësim, shton edhe më shumë mister në këtë rast.

Në Rusi tashmë nuk është lajm largimi i McDonald’s dhe hapja e mbi 800 dyqaneve të rrjetit Vkusno i tochka.

Mirëpo, një kombinim i pozicionit paraprak në Boranbaevit dhe varësia e biznesit të tij në furnizimet ruse, ka nxitur spekulimet se ka synime për zgjerim të zinxhirit rus të restoranteve në fqinjin jugor.

Javën e kaluar, Ministria kazake e Drejtësisë e ka pranuar se është duke analizuar kërkesën e kompanisë Vkusno i tochka për t’u regjistruar në Kazakistan.

Nartai, 19-vjeçar, i cili ka thënë se më parë ka ngrënë të paktën një herë në javë në McDonald’s, është në mesin e konsumatorëve që nuk do ta mirëpriste markën ruse, edhe nëse emri i përkthehet në gjuhën kazake.

“Jam kundër luftës në Ukrainë, andaj nuk do ta mirëprisja një tjetër biznes rus këtu. Në TikTok, njerëzit janë duke thënë se restorantet mund të quhen Tamak, që do të thotë ushqim në gjuhën kazak. Nuk më pëlqen kjo ide”, ka thënë Nartai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve – gjatë një pauze në gjyqin ndaj shefit të tij Boranbaev, më 10 janar – drejtori i kompanisë Food Solutions KZ, Aset Mashanov, ka thënë se kompania është duke punuar “në një markë lokale”.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që restorantet të jenë pjesë e zinxhirit Vkusno i tochka, dhe ka thënë se kompania është duke e bërë prioritet krijimin e një rrjeti me furnizues lokalë.

“A do të ndikojë kjo në kthim të McDonald’s? Nuk mund ta them. Ndoshta ata do të jenë të kënaqur me kushtet, ose ndoshta do të zgjidhen disa çështje gjeopolitke. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë, mirëpo edhe nuk mund ta zgjidhim vetë këtë problem”, është cituar të ketë thënë Mashanov sipas faqeve kazake të lajmeve.

Assel Kozhakova, shef i komunikimeve strategjike në kompaninë Redpoint Kazakhstan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kërkesa për markat kombëtare në Kazakistan është rritur dukshëm, prej kur markat ndërkombëtare kanë pasur probleme me furnizime, fillimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, e më pas për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Njerëzit janë në kërkim të identitetit, të identitetit kombëtar, kodit kombëtar”, ka thënë Kozhakova.

McDonald’s është hapur në Kazakistan relativisht vonë, më 2016, rreth katër vjet pas hapjes së restoranteve të rivalit kryesor, Burger King dhe gjigantit tjetër, KFC.

Megjithatë, McDonadl’s është zgjeruar shumë shpejt në 24 lokacione në Kazakistan, me më së shumti fokus në Almati dhe kryeqytetin Astana.

Tre vjet para hapjes, vajza e Boranbaevit, Alima, është martuar me Aisultan Nazarbaev, nipin e ish-presidentit Nursultan Nazarbaev.

Aisultan Nazarbaev ka vdekur më 2020 në Londër, në moshën 29-vjeçare.

Pak muaj më vonë, në janar të vitit 2021, familja e Nazarbaevit në Kazakistan është dëmtuar rëndë si pasojë e trazirave që kanë shpërthyer kundër regjimit, të cilat duket se kanë fuqizuar presidentin Qasym-Zhomart Toqaev në kurriz të paraardhësit të tij.

https://youtu.be/AuMdi0JbXr0

Boranbaev ka qenë në mesin e dy anëtarëve të klanit që janë burgosur pas trazirave.

Bashkë me nipin e Nazarbaevit, Kairat Satybaldy, ata janë dënuar në shtator të vitit 2022 me gjashtë vjet burgim për përvetësim.

Çuditërisht, edhe mbrapa grilave, Boranbaev është përmendur në raportimet e mediave ruse si një ofertues i mundshëm për biznesin që McDonald’s e ka lënë mbrapa në Rusi.

Në një ceremoni, zinxhiri global ka nënshkruar një marrëveshje për të shitur biznesin te një pronar lokal, Aleksandr Govor, duke i dhënë këtij të fundit qasje në portfolion e restorantit në këtë shtet dhe ia ka mundësuar punën nën një markë të re.

Mirëpo, Kazakistani nuk është vendi i vetëm ku Boranbaev e zotëron një restorant, licencën e të cilit e jep McDonald’s.

Ai po ashtu bashkudhëheq një zinxhir restorantesh në Bjellorusi, përmes kompanisë bjelloruse KSB Victory Restaurants.

Atje, sikurse në Kazakistan, ka raportime se rrjeti rus Vkusno i tochka do të marrë nën udhëheqje restorantet që dikur kanë qenë pjesë e McDonald’s.

Edhe në Bjellorusi, restorantet që dikur i ka pasur McDonald’s, tani e kanë shenjën “Ne jemi të hapur” dhe ikonën “M”.

Blogeri me bazë në Astana Yerlan Sakenov, e ka vënë në pah këtë ngjashmëri, në një postim që e ka bërë në Telegram më 23 janar, në të cilin ka spekuluar se e gjithë kjo mund të jetë pjesë e eksperimentit për riemërim.

“Veçse ka nisur të tingëllojë sikur markë”, ka shkruar Sakenov.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Kosova Times January 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Kosova Times Kosova Times December 7, 2024
Bajrami akuzon qeverinë për ndikim në institucionet e pavarura dhe manipulim të raportit të auditimit
Ministria e Bujqësisë ka ndarë 7.2 milionë euro grante për gratë
Udhëheqësit e Senatit të SHBA bëjnë thirrje për ndihmë të vazhdueshme për Ukrainën
Heroi i Anglisë i vitit 1966 kërkon që Southgate të mbetet shefi i “Tre Luanëve”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?