By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Shëndetsisë apel qytetarëve: Vlojeni ujin para përdorimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministria e Shëndetsisë apel qytetarëve: Vlojeni ujin para përdorimit
Lajme

Ministria e Shëndetsisë apel qytetarëve: Vlojeni ujin para përdorimit

Kosova Times
Last updated: 2023/01/26 at 5:21 PM
Kosova Times Published January 26, 2023
Share
FILE - A cup of water is drawn from a faucet at Johnny T's Bistro and Blues, a midtown Jackson, Miss., restaurant and entertainment venue on Sept. 1, 2022. The beleaguered water system in Mississippi's capital city disrupted daily life for 150,000 residents for several days, but Jackson's water is now safe to drink according to the Environmental Protection Agency on Monday, Oct. 31, 2022. (AP Photo/Rogelio V. Solis, File)
SHARE

Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka përsëritur apelin që uji i pijes të vlohet para përdorimit.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Njoftimi i plotë:

QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (26 Janar 2023):

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.

Fabrika në Drenas ka startuar trajtimin e ujit me kapacitet të zvogluar.

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira është zvogëluar në burimet Burimi Drini i Bardhë-Radavc, Istog dhe burimi Shkozë-Junik.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L

Rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit.

Në Klinë, mostrat e ujit nuk i përgjigjen standardeve të ujit të pijshëm.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike nuk janë brenda standardeve.

Rekomandohet që uji patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,35mg/L.

Në Zaqishtë, Gërçinë dhe Rekë nuk ka turbullirë.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

Furnizimi në Opterushë-vlerat e turbullirës është jashtë standardeve.

Rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë, Kaçanik dhe Hani Elezit, të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Në ujësjellësin e Shtërpcës, mostrat e ujit nuk përmbushin standardin.

Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Në Letnicë-Viti ka filluar trajtimi si ujë teknik, andaj rekomandohet qytetarët të mos e pijnë ujin.

Rekomandohet KRU “Hidromorava” të furnizojë qytetarët me ujë të pijshëm.

KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,4mg/L.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

• Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit

• Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit

• Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve

• Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike

• Riparimi dhe debllokimi i pusetave

• Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

You Might Also Like

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times January 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-se refuzuan të furnizonin Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi pas Britanisë së Madhe

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
BDI feston në Tetovë
Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë avionësh në Kazan që prodhon bombardues strategjikë
Kurti: Shëndeti mendor, element thelbësor për zhvillimin personal, komunitar e socio-ekonomik
Shfaqet nje simptome e re e çuditshme e koronës. Gjithnjë e më shumë njerëz po e raportojnë këtë sëmundje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?