By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: RrGK: Prokuroria dështoi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > RrGK: Prokuroria dështoi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Lajme

RrGK: Prokuroria dështoi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Kosova Times
Last updated: 2023/01/26 at 1:33 PM
Kosova Times Published January 26, 2023
Share
SHARE

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar të enjten lidhur me hedhjen poshtë të aktakuzave për dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Në njoftimin për media, RrGK-ja e ka quajtur neglizhim institucional, mos hetimin e rastit dhe dështimin në mbledhjen e provave të rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

“Përmes mediave u informuam se gjyqtari ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj pesë (5) personave; dy të dyshuar madhorë dhe tre të mitur për dhunimin e 11-vjeçares në muajin gusht 2022. Sipas gjyqtarit Adnan Isufit, “aktakuza nga prokuroria nuk është e qartë, është e ngatërrueshme dhe përshkrimi faktik nuk përputhet me kualifikimin juridik të veprave penale”, thuhet në njoftim.

RrGK-ja thotë se mos hetimi i rastit siç duhet dhe aktakuza jo e duhur nga ana e prokurorisë dërgon në dështime të një pas njëshme institucionale nga të cilat dhunuesit janë të lirë dhe ky neglizhim dërgon në raste recidive.

Më tej në njoftim thuhet se në vazhdën e lajmeve për dhunime dhe vrasje të grave, prokurorët dështojnë që të hetojnë rastet dhe të përpilojnë akuza sipas veprave penale të cilat parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Andaj, vajzat dhe gratë përveç që duhet të luftojnë dhunuesit, duhet të luftojnë edhe institucionet patriarkale të cilat nuk e trajnojnë me seriozitet jetën dhe dinjitetin e vajzave dhe grave.

“Dështime të tilla nga ana e prokurorisë dërgojnë në zvarritje të lëndëve penale dhe në dekurajim të viktimave të dhunës me bazë gjinore që ato të paraqesin rastet dhe të kërkojnë drejtësi. Andaj, përmes këtij reagimi kërkojmë nga ana e prokurorisë që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet kërkesa në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Gjithashtu kërkojmë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të marrë veprimet e duhura lidhur me gjetjen e shkaktarit mbi atë që kemi aktakuza të dobëta që hidhen poshtë nga gjykatat. Në të njëjtën kohë duke marrë edhe masat disiplinore ndaj prokurorëve përkatës. Kjo me qëllim që të krijohet besimi tek ky institucion ngase vazhda e veprimeve të tilla çon në dekurajim të rasteve dhe raportim të tyre nga ana e viktimave të dhunës seksuale”, thuhet më tej në njoftim.

RrGK thotë se mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times January 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bullgaria ka vendosur të dëbojë Lukoil deri në mars 2024

Kosova Times Kosova Times November 20, 2023
Qëllon vajzën në këmbë midis Sarajevës
Ministria e Kulturës dhuron libra për bibliotekat komunale
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi
Dogana parandalon kontrabandim të mallrave në Jarinje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?