By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktgjykimi i apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj do të shqiptohet më 2 shkurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktgjykimi i apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj do të shqiptohet më 2 shkurt
Lajme

Aktgjykimi i apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj do të shqiptohet më 2 shkurt

Kosova Times
Last updated: 2023/01/27 at 4:42 PM
Kosova Times Published January 27, 2023
Share
SHARE
Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit të apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, më 2 shkurt 2023, në orën 14:00.Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhët shqipe, serbishte dhe anglishte përmes faqes së internetit të DHSK-së (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim) me 10 minuta vonesë, ose nga galeria publike në mjediset e gjykatës. Më shumë informacion lidhur me mbajtjen e seancës mund të gjeni në kalendarin e gjykatës (https://www.scp-ks.org/sq/calendar).Për ta përcjellë seancën nga galeria për publikun duhet të bëhet regjistrim paraprak.Gjithashtu, janë të lutur të regjistrohen paraprakisht edhe gazetarët që dëshirojnë të incizojnë seancën nga qendra për median.Për t’u regjistruar paraprakisht, ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp- ks.org me emrin tuaj, shtetësinë, datën e lindjes dhe numrin e pasaportës ose të letërnjoftimit dhe në rreshtin e lëndës shënoni “Aktgjykimi i Apelit”.Përfaqësuesit e mediave janë të lutur të dërgojnë të skanuar kartelën e shtypit dhe të bëjnë të ditur nëse dëshirojnë ta përcjellin seancën nga galeria publike, apo qendra e medias. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është të martën, 31 janar, në orën 16:00. Ju lutemi kini parasysh se vendi juaj konsiderohet i konfirmuar vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me postë elektronike. Konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet të martën pasdite (31 janar), pas orës 16:00.Incizimi audiovizual i shpalljes së aktgjykimit të apelit do të jetë i disponueshëm më vonë gjatë asaj dite, 2 shkurt, në faqen e internetit dhe në kanalin YouTube të DHSK-së.Pas seancës, në orën 16:30, zëdhënësit e DHSK-së do të mbajnë një informim për shtyp ku gazetarët mund të bëjnë pyetje. Gazetarët mund ta përcjellin atë në sallën e konferencave për shtyp të DHSK-së ose përmes aplikacionit Zoom. Gazetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në informimin për shtyp përmes internetit duhet të dërgojnë një mesazh në adresën mediaKSC@scp-ks.org dhe ne do t’u dërgojmë lidhjen. Gazetarët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në sallën e konferencave për shtyp janë të lutur të njoftojnë me shkrim ekipin e medias në të njëjtën adresë të postës elektronike.Përmbledhje e akuzaveNë aktakuzë parashtrohet se midis së paku 7 dhe 25 shtatorit 2020, gjatë tri konferencave për shtyp dhe transmetimeve të tjera televizive, si dhe përmes shpërndarjes së mëtejshme, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj zbuluan, pa autorizim, informacione të mbrojtura sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përfshirë të dhënat identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm). Gucati dhe Haradinaj bënë gjithashtu komente nënçmuese dhe akuzime kundër dëshmitarëve (të mundshëm) dhe shprehën në mënyrë të përsëritur synimin e tyre për të dëmtuar DHSK-në.Akuzat janë si më poshtë:DY AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK
  • Pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare (Pika 1 dhe Pika 2)
KATËR AKUZA PËR VEPRA PENALE KUNDËR ADMINISTRIMIT TË DREJTËSISË DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE
  • Frikësim gjatë procedurës penale (Pika 3)
  • Hakmarrje (Pika 4)
  • Shkelje e fshehtësisë së procedurës (Pika 5 dhe Pika 6)
Historiku i çështjesMë 25 dhe 26 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.Më 16 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues II. Gjykimi filloi më 7 tetor 2021. Më 10 nëntor 2021, ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj. Të dy ekipet e Mbrojtjes përfunduan paraqitjen e provave të tyre më 2 shkurt 2022. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times January 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vriten dy fëmijë në një sulm me thikë në Angli

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar, Rama: I shërben turizmit
Presidenti i Dagestanit rus u tërbua nga mobilizimi…
Moti sot
Abbott për përballjen Kosovë-Irlandë e Veriut: Ndeshje e madhe, më e mirë me miqtë nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?