By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turpi i 49 i kuvendarëve që po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë
July 19, 2025
Daily Express: Ksamili, destinacioni që po sfidon Greqinë e Kroacinë
July 19, 2025
BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar
July 19, 2025
Përleshje në një lokal të Lipjanit, lëndohen gjashtë persona
July 19, 2025
Kosova U20 në basketboll mposhtet nga Britania e Madhe
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!
Opinion

Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!

Kosova Times
Last updated: 2023/01/28 at 3:07 PM
Kosova Times Published January 28, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Presioni i shtuar i ndërkombëtarëve më kërkesa të paarsyeshme dhe të pasinqerta, dualiste dhe dashakeqe për Kosovën i kanë vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës. Edhe pse kryeministri Albin Kurti është në të drejtën absolute (morale) të kundërshtimit të Asociacionit njëetnik serbë, e ka të pamundur që ta parandaloj atë.

Pse? 

Sepse, Asociacioni ka ardhur si produkt i një marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar nga dy ish kryeministrat e Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa). Edhe përkundër faktit se marrëveshjen e 25 gushtit të vitit 2015 e kontestojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës për shkeljen e 23 neneve, ajo mbetet në fuqi bashkë me marrëveshjen kornizë të 19 prillit 2013 të nënshkruara në Bruksel.

Paradoksalisht, edhe pse u kontestua nga kushtetuesja marrëveshja e 25 gushtit 2015-të, nënshkruesi i saj mbeti i lirë dhe paprekur nga drejtësia kosovare! Në këtë rast shtrohet pyetja logjike, dështojë drejtësia apo fitojë padrejtësia!?

Edhe pse marrëveshja e parë kornizë e 19 prillit 2013 në Bruksel ishte e pa plotësuar me të gjitha pikat dhe anekset e saj ligjore, e njëjta u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Mirëpo, me ratifikimin e marrëveshjes së parë, të 19 prillit 2013, përveçse u legjitimua ajo, u shpërnda edhe përgjegjësia politike nga ish kryeministri Thaçi tek deputetët e legjislaturës së asaj kohe, për të cilën asnjëri prej deputetëve që votuan pro-marrëveshjes për Asociacionin njëetnik deri më sot nuk është penduar (disa prej të cilëve janë deputet edhe në legjislaturën aktuale)!

Pas marrëveshjes ndodhi edhe amnistimi i kriminelëve serbë në veri

Pas marrëveshjes së 19 prillit 2013-të, disa muaj më vonë, në Kuvendin e Kosovës nga të njëjtët deputet ndodhi edhe votimi i Ligjit për Amnistinë, i cili, për qëllim parësorë e kishte amnistimin e kriminelëve serb në veri të vendit (Ligji numër 04/L-209, i datës 11 Korrik 2013)!

Ishte ky njëri prej veprimeve më të pamatura dhe tepër të dëmshme për proceset e mëvonshme politike për Kosovën.

Amnistimi i kriminelëve, ishte akti më i papritur dhe tejet dëshpërues për familjarët e të vrarëve politik, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të cilin pa dyshim më së rëndi e përjetuan familjet e të pagjeturve, nënat e motrat tona të dhunuara gjatë luftës së fundit nga kriminelët dhe gjakatarët serb!

Sikurse ratifikimi i një marrëveshje politike në kundërshtim më kushtetutën e vendit, që është vepër penale dhe tradhti kombëtare e deputetëve, edhe amnistimi i kriminelëve në rrethanat agresionit politik serb ishte pak më tepër së gabim politik, ishte tradhti kombëtare.

Ledhatimi i agresorit dhe ndëshkimi i viktimës

Ledhatimi i Serbisë agresore nga bashkësia ndërkombëtare dhe trysnia ndaj viktimës (Kosovës) për të pranuar kompromise të dhimbshme në dëm të saj, e ka krijuar situatën paradoksale në të cilën ndodhemi sot, ku, ose duhet të pranojmë Asociacionin njëetnik serb ose do të ndëshkohemi nga bashkësia ndërkombëtare me izolim të mëtutjeshëm, pengim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe embargo të investimeve kapitale në vendin tonë!

Kur kësaj t’i shtohen edhe dëmet ekonomike që po i shkaktojnë serbët e veriut buxhetit të shtetit tonë me mospagesën e rrymës dhe të asnjë obligimi tjetër shtetërorë tani e 24 vite më parë, mos shtrirja e sovranitetit dhe prolongimi i problemit në veri të vendit, mbeten “Fitore e Pirros” për Kosovën!

Edhe përkundër faktit se Serbia nuk i ka respektuar në plotni asnjërën prej marrëveshjeve teknike, ekonomike dhe tregtare, nënshkrimi i marrëveshjes politike për Asociacionin e Komunave Serbe nga dy ish kryeministrat tonë, është obligim ndërkombëtar dhe lak në fyt për Kosovën, prolongimi i së cilës më shumë e dëmton sesa e ndihmon Kosovën në ecjen politike dhe zhvillimin ekonomik të saj.

You Might Also Like

Agjenda ndërkombëtare dhe Kosova: Midis shpresës dhe realpolitikës

Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Kosova Times January 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Cili do të jetë çmimi i lirimit të tre policëve?!

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Ish-Presidenti Trump thotë se ai gëzonte “gjithë të drejtën” për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020
Murati-Leka: Mbi 125 milionë euro pritet të jetë buxheti 3 vjeçar
Pavel Durov vizitoi Rusinë pothuajse në të gjitha periudhat kryesore për Telegram – “Tregime të rëndësishme”
Kurti: Vizita e Stoltenbergut në Kosovë, dëshmi e angazhimit të NATO-s
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?