By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deti zbulon një shishe 109-vjeçare që përmban mesazhe nga luftëtarët e Luftës së Parë Botërore
October 29, 2025
Kjo është arsyeja e konfliktit midis Dodikut dhe Vuçiçit
October 29, 2025
Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik
October 29, 2025
Pitja më e shpejtë dhe më krokante në më pak se 15 minuta, të gjithë do t’ju pyesin se si e keni bërë!
October 29, 2025
Omëleta ruse është një mëngjes ideal: Duket si një tortë e kripur, më e shijshme se ajo klasike!
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të dëmtuarit nga vërshimet presin të kompensohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të dëmtuarit nga vërshimet presin të kompensohen
Lajme

Të dëmtuarit nga vërshimet presin të kompensohen

Kosova Times
Last updated: 2023/01/28 at 1:45 PM
Kosova Times Published January 28, 2023
Share
SHARE

Ministria e Bujqësisë paralajmëroi kompensimin e dëmeve në bujqësi, të shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit. Vitin e kaluar janë kompensuar rreth 1 mijë fermerë, e një numër i konsiderueshëm janë refuzuar, përkundër dëmeve që pësuan. Bujqit e dëmtuar thonë se mos kompensimi i dëmit, është padrejtësi dhe kërkojnë që kjo të përmirësohet.

Vërshimet e fundit që përfshin Mitrovicën, Podujevën, Klinën apo edhe Komunën e Skenderajt, që u godit më së rëndi, dëme shkaktuan edhe në bujqësi. Në një fermë në Llaushë të Skenderajt, mbi 10 mijë pula ngordhën si pasojë e vërshimeve. Ujërat e rrëmbyeshëm shumë dëme i sollën edhe banorit të Tushilës, Sami Murati.

“Mua më ka dëmtuar një stallë të lopëve, ku uji ka depërtuar në rreth 2 mijë duaj ushqim për kafshë. Më ka vërshuar edhe në mijëra kilogramë me grurë. Më ka dëmtuar edhe serën. Por, në fshat ka bërë dëme edhe më të mëdha”, tregoi Murati për Radio Kosovën.

Në gjithë vendin, dëmet që shkaktuan vërshimet në bujqësi, vlerësohen të jenë të mëdha. Në këtë situatë, pas vizitave në terren, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka premtuar kompensim për bujqit e dëmtuar, të cilët i ka ftuar të dokumentojnë dëmet pranë drejtorive komunale për bujqësi.

Përkundër raportimeve që bënë për dëmet që pësuan nga fatkeqësitë natyrore vitin e kaluar, Ministria e Bujqësisë refuzoi kompensimin e dëmeve për disa fermerë në komuna të ndryshme. Njëri nga ta është edhe Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit, të cilit, vitin e kaluar breshëri ia dëmtoi disa hektarë me grurë. Teksa ankohet për padrejtësi nga Ministria e Bujqësisë, ai thekson se ka edhe bujq të tjerë që nuk u kompensuan.

“Me sa kam informacione, te nëntë fermerët që jemi refuzuar dëmi i vlerësuar nga komuna është rreth 180 mijë euro. Ndërsa, për 43 fermerë të tjerë janë ndarë rreth 100 mijë euro. Ministria, nëse duan ta bëjnë mirë punën, duhet mbuluar të gjithë fermerët, sepse është e  padrejtë. Në të njëjtën fushë ka rënë breshër. Fermeri në mezhdë me mua është kompensuar, e unë jo. Si ka mundësi që breshëri ta ketë  dëmtuar vetëm grurin e mezhdenikut e timin jo. Kjo është e padrejtë dhe e gërditshme. Këtë gabim ndoshta e korrigjojnë, sepse me të vërtetë për fermerët është një dëm i madh”, tha ai.

Në lidhje me atë se pse nuk është kompensuar fermeri në fjalë dhe raste të tjera të ngjashme, Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë.

Nga kjo ministri, fajin ua kanë lënë komisioneve vlerësuese nëpër komuna.

“Për vitin 2022 janë kompensuar 980 fermerë të cilët i kishin të kompletuara dosjet bazuar në Udhëzuesin e MBPZhR-së. Ndërsa, për ata të cilët komisionet komunale nuk i kanë kompletuar dosjet e nevojshme, kishin të drejtë ankese në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave. E ky komision është ende duke punuar në shqyrtimin e ankesave dhe pas përfundimit të plotë të punës do të dalë me një raport përfundimtar. Fermerët, lënda e të cilëve do të kualifikohet pas shqyrtimit të këtyre ankesave, do të kompensohen”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë.

You Might Also Like

Panairi i mikpritjes në Dubai, Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

Dy vite burg e 1 mijë euro gjobë për shitësin e narkotikëve në Gjakovë

Arsenali i armëve në Tiranë/ Zbulohet fotoja e një prej trafikantëve të arrestuar

Takohen Maqedonci e Rudolph, flasin për sigurinë e sfidat

Kurti: Po jetojmë në një kohë kur Evropa është thellësisht e sfiduar

Kosova Times January 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prizrenfest – teatri pranë qytetarëve

Kosova Times Kosova Times July 27, 2024
Picula: Qeveria në Serbi ka tendenca autoritare dhe antievropiane
Erza fiton medaljen e bronztë evropiane
Kërkim i madh në Australi për vrasjen e oficerëve të policisë
Pepe: Jemi një ekip i pjekur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?