By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Lajme

Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 4:10 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca dhe me prezencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Kryesia vendosi që të mërkurën, më 1 shkurt 2023, në orën 12:00, Kuvendi të mblidhet në seancë plenare, për të vazhduar me shqyrtimin dhe votimin e pikave të mbetura nga disa seanca të kaluara. Ndërkaq të enjten, më 2 shkurt, në orën 10:00, do të mbahet seancë e re plenare.

Kështu, të enjten, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të zhvillojë raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të vijuar me votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.

Po ashtu pritet të votohen edhe katër raporte: raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, si dhe raporti me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për noterinë. Do të votohet gjithashtu edhe për rekomandimet e dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Seanca e Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat emergjente në furnizimin e energjisë, me nr.17/121 datë 25.01.2023, si dhe shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Pjesë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe shqyrtimi i raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020.

Në shqyrtim të dytë pritet të shqyrtohet Projektligji për tubime publike dhe ai për sigurinë kibernetike, ndërsa në shqyrtim të parë katër projektligje të tjera: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, Projektligji për kinematografinë, Projektligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, si dhe Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Më tej, deputetët do të shqyrtojnë raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, si dhe atë për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021.

Seanca pritet të përfundojë më shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”, si dhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të shtënat në ahengje, Policia konfiskoi 46 armë dhe arrestoi 42 persona

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” filloi mbjellja e fidanëve në shenjë të të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit-Luftëtarë të UÇK-së
Zelensky dhe von der Leyen diskutojnë për integrimin e Ukrainës në BE
Një nga drejtuesit më të lartë të propagandës shtetërore ruse dha dorëheqjen
KRU “Hidrodrini”: Afati për pagesën e borxheve deri më 5 shkurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?