By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën 25 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhami pakistaneze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të paktën 25 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhami pakistaneze
Rajon / Botë

Të paktën 25 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhami pakistaneze

Kosova Times
Last updated: 2023/01/30 at 3:04 PM
Kosova Times Published January 30, 2023
Share
SHARE

Të paktën 25 besimtarë janë vrarë dhe rreth 120 të tjerë janë plagosur në një sulm që dëshmitarët thanë se ishte një sulm vetëvrasës brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit.

Dëshmitarët okularë i thanë Radio Mashaal se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë derisa besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë më 30 janar.

Dhjetëra të plagosur u transferuan në spitalet përreth, tha një oficer policie. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike, tha ai, duke shtuar numri i të vdekurve mund të rritet.

Një zyrtar i spitalit tha se 10 deri në 15 persona janë në gjendje kritike.

Sipas Associated Press të paktën 150 persona ishin duke marrë pjesë në lutje kur ndodhi shpërthimi, megjithëse burime të tjera thanë se numri i besimtarëve në xhami ishte rreth 260 persona.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.

Kryeministri Shahbaz Sharif dënoi sulmi dhe tha se do të ndërmerren “veprime të rrepta” kundër atyre që e kanë kryer atë.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në zonë thanë se xhamia është frekuentuar nga oficerë policie dhe zyrtarë nga qeveria provinciale, zyrat e të cilëve ndodhen në të njëjtën zonë.

Ish-kryeministri Imran Khan e dënoi gjithashtu shpërthimin, duke e quajtur atë një “sulm vetëvrasës terrorist”.

“Është e domosdoshme që të përmirësojmë mbledhjen tonë të inteligjencës [dhe] të pajisim siç duhet forcat tona të policisë për të luftuar kërcënimin në rritje të terrorizmit”, shkroi Khan në Twitter.

Peshavari është kryeqyteti i provincës së paqëndrueshme Khyber Pakhtunkhva, e cila kufizohet me Afganistanin.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

Kosova Times January 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

Kosova Times Kosova Times August 26, 2025
Trump thotë se Irani ka ndaluar ekzekutimin e protestuesve
Partitë e pakicës në Mal të Zi po kërkojnë shkarkimin e Andrija Mandiqit
Pa kolona në kufi, bllokohet përkohësisht për kamionë pika në Han të Elezit
Horoskopi ditor për ditën e hënë, 5 shkurt 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?