By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
January 25, 2026
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KDI: Qeveria uli pagat dhe cenoi pavarësinë e gjyqësorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KDI: Qeveria uli pagat dhe cenoi pavarësinë e gjyqësorit
Lajme

KDI: Qeveria uli pagat dhe cenoi pavarësinë e gjyqësorit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/01 at 4:21 PM
Kosova Times Published February 1, 2023
Share
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me përcaktimin e vlerës së koeficientit për gjyqtarët dhe prokurorët.

KDI-ja ka vlerësuar se me këtë koeficient, janë ulur pagat dhe është cenuar pavarësia e gjyqësorit.

KOMUNIKATA:

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka prezantuar vlerën e koeficientit të pagës për sektorin publik. Ky koeficient do të ketë vlerën 105 euro.

KDI, vlerëson se kjo vlerë e koeficientit prej 105 euro nuk përkon me pritshmëritë dhe kërkesat e punëtoreve të sektorit publik. Për më tepër e metë kryesore e këtij ligji mbetet çështja e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë. Kjo vlerë e koeficientit e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit duke ua ulur pagat për rreth 25%. Kështu një Gjyqtar i Gjykatës Themelore do të paguhet 1200 euro ndërkohë që paga e tij/saj bazë ishte 1600 euro në muaj.

Ulja e pagave aktuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nga Qeveria po arsyetohet si arritje e “barazisë” së pagave në sektorin publik është kundër kushtetuese dhe në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO 219/19. Ulja e pagave është me kundërshtim edhe me Ligjin për Gjykatat, i cili qartazi përcaktohen se pagat e gjyqtarëve nuk mund të zvogëlohen gjatë mandatit për të cilin ata janë emëruar, përveç në rastet kur vendosen sanksione disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Andaj, shfuqizimi i këtyre dispozitave duhet patjetër t’i paraprijë një arsyetim nga Ekzekutivi, i cili duhet të jetë nën frymën e “parashikushmerisë” dhe “sigurisë juridike” që duhet të ofrojë ky ligj. Çështja e uljes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kritikuar edhe nga ana e ekspertëve të Komisionit Evropian dhe Zyrës së BE në Kosovë. Ata kanë konsideruar që ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve me ligjin e ri, sidomos në një shumë kaq të konsiderueshme është shumë shqetësuese dhe rrezikon të cenojë parimin e pavarësisë së gjyqësorit. Edhe praktikat gjyqësore të shteteve të tjera evropiane si dhe Komisioni i Venecias kanë theksuar faktin se paga e gjyqtarit individual mund të ulet vetëm si pasojë e një krize të evidentuar ekonomike që do të përbënte rrethanë të jashtëzakonshme për shtetin, e në kontekstin aktual nuk kemi ndonjë krizë ose gjendje të jashtëzakonshme ekonomike të shpallur nga Qeveria. Përkundrazi, Kosova këtë vit ka miratuar buxhetin më të madh ndonjëherë, në vlerën prej rreth 3,2 miliardë euro.

Andaj, një ulje e tillë e pagave për sistemin e drejtësisë cenon parimin e ndarjes të pushteteve dhe është ndërhyrje direkte në pavarësinë e pushtetit gjyqësor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Rama me letër të hapur për Kurtin

Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Kosova Times February 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter shkoi, Threads erdhi, IA hyri në lojë

Kosova Times Kosova Times December 27, 2023
Ish presidenti i pare i BE Sarkozi brenda dy ditesh shkon ne burg
Mbahet forumi 10 vjet nga Procesi i Berlinit
Trump kërcënon zyrtarët e lartë të FBI-së: Jepni dorëheqjen ose degradoni
Kurti bëri homazhe në Gllobar, Vërboc dhe Shtuticë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?