By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Maqedonci falënderon veteranët amerikanë për mbështetjen ndaj Kosovës
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku pi kafe me një çift punonjësish shëndetësorë: Pagat e tyre vlejnë 50% më pak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku pi kafe me një çift punonjësish shëndetësorë: Pagat e tyre vlejnë 50% më pak
Lajme

Abdixhiku pi kafe me një çift punonjësish shëndetësorë: Pagat e tyre vlejnë 50% më pak

Kosova Times
Last updated: 2023/02/03 at 1:43 PM
Kosova Times Published February 3, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar të premten një familje, ku burri dhe gruaja janë punonjës shëndetësor.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pagat e këtij çifti sot vlejnë 50 për qind më pak se para dy vjetësh, derisa siç ka thënë, koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin.

“Kafen e mëngjesit këtë të premte e piva me familjen e mrekullueshme të Lulzim e Nesibe Thaqi. Si prindër të tre fëmijëve e në pritje të të katërtit, burim të vetëm të të hyrave kanë pagat që marrin nga sektori publik. Si punonjës shëndetësorë, punë të vetme kanë kujdesin për tjetrin. Janë adresa e parë e secilit me hall. Shteti, ndërsa, punë të vetme duhej ta kishte kujdesin për ta. Pagat e tyre sot vlejnë 50% më pak, se sa para dy viteve; derisa koeficienti i Qeverisë nuk mbulon as për së afërmi inflacionin rekord që ka goditur familje si kjo. Realiteti i hidhur është se, historia e tyre nuk është e vetme. Kjo histori përballjeje ndahet nga familje të panumërta anembanë Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.,

Sipas tij, propozimi i LDK-së për koeficient me vlerë prej 125 euro lehtëson përballueshmërinë e familjeve si kjo.

“Propozimi ynë për heqje të TVSH-së në produkte bazë – bukë, miell, vaj, sheqer, qumësht e vezë – do të bënte jetën e tyre shumë më të lehtë”, ka shtuar ai.

Dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë publik vlerën e koeficientit i cili është 105 euro. Vendimi ka nxitur reagimet e shumë punonjësve të sektorit publik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Maqedonci falënderon veteranët amerikanë për mbështetjen ndaj Kosovës

Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`

Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Kosova Times February 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Akademi përkujtimore kushtuar veprës dhe jetës së akademik Eshref Ademaj

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Rama ultimatum të dytë Serbisë: Pa liruar policët, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim
Në Nebraska burgoset një adoleshente për shkak të abortit
Po bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një person në Kllokot
Çmimi Nobel për Letërsinë 2024 shkoi për Han Kang
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?