By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadori i Bangladeshit viziton Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
November 13, 2025
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
November 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 nëntor 2025
November 13, 2025
Sekret nga Himalajet: Pajisja e Humbur e Spiunazhit të CIA-s nga Epoka e Luftës së Ftohtë
November 13, 2025
Droga në qese çaji del në brigjet e Koresë së Jugut
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Molliqaj: Mashtrimi do kuptohet pasi të dalin rrogat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Molliqaj: Mashtrimi do kuptohet pasi të dalin rrogat
Lajme

Molliqaj: Mashtrimi do kuptohet pasi të dalin rrogat

Kosova Times
Last updated: 2023/02/03 at 3:05 PM
Kosova Times Published February 3, 2023
Share
SHARE

Për Ligjin e Pagave, ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ky me anë të një postimi në Facebook,  ka thënë se Qeveria po gënjen për shifrat e kinse rritjes së pagave.

“Rrena me shifra është e reja e kësaj Qeverie. Më herët kemi diskutuar mbi motivet e rritjes së pagave, nëse është dashur t’i rriten kësaj kategorie, apo tjetrës. Qeveria beson se mund ta dijë se sa para i keni në xhep më mirë se ju. Ajo i ka hequr shtesat e ndryshme që tash sa kohë janë të rregullta, duke i llogaritur ato në pagën bazë. Pra, marifeti është: me një të rënë lapsi zhvendosim paratë nga njëra anë në tjetrën, dhe shih ti paratë e njëjta tash i quajmë rritje page. Kjo është fryerja që secili do ta kuptojë sapo t’i dalë paga me “rritje”. Do të merret vesh se grafikonet e Kurtit e Muratit me shifra e përqindje nuk e kanë shtuar tryezën”, shkroi ai.

Ai tutje thotë se po manipulohet edhe me kategori ku ka pak më shumë rritje.

Molliqaj shton se 50 eurot si “rritje” nuk e mbulojnë as inflacionin e vitit të fundit.

“Hera e fundit e rritjes së pagave në Kosovë është viti 2014. Rritja e shpallur dje nuk e mbulon as inflacionin e vitit të fundit, jo më prej vitit 2014. Shifrat e Agjencionit të Statistikave thonë se inflacioni vjetor i vitit të fundit është 11.7. Por, kjo është llogaritje për një gamë të gjërë mallrash, andaj edhe nuk e tregon rënien e standardit të jetesës. Fuqia blerëse, llogaritur si shportë bazike e jetesës është dobësuar mbi 30%. Në vend të rritjes, Qeveria zgjodhi dezinformimin. Edhe dezinformimi është sikur punët e tjera të Qeverisë: improvizues. Deri në muajin tjetër kur dalin pagat”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

PAK RRITJE, SHUMË MASHTRIM

Përcaktimin e koeficientit të pagave, në vend të dialogut shoqëror e ka përcjellur një rrugë një kahëshe. Qeveria e mbajti atë fshehur deri ditën e fundit, sikur të ishte një punë private e saj. Kosovës nuk i duhet një raport i tillë, edhe sikur mirëqenia të lulëzonte. Shtresat shoqërore gëzojnë pagë e të drejta sepse punojnë, jo sepse ato po u’a falë pushteti. Nuk do të pranojmë dominim paternalist në emër të mirëqenies, siç nuk e pranojmë shfrytëzim skllavërues në emër të lirisë.

Rrena me shifra është e reja e kësaj Qeverie. Më herët kemi diskutuar mbi motivet e rritjes së pagave, nëse është dashur t’i rriten kësaj kategorie, apo tjetrës. Qeveria beson se mund ta dijë se sa para i keni në xhep më mirë se ju. Ajo i ka hequr shtesat e ndryshme që tash sa kohë janë të rregullta, duke i llogaritur ato në pagën bazë. Pra, marifeti është: me një të rënë lapsi zhvendosim paratë nga njëra anë në tjetrën, dhe shih ti paratë e njëjta tash i quajmë rritje page. Kjo është fryerja që secili do ta kuptojë sapo t’i dalë paga me “rritje”. Do të merret vesh se grafikonet e Kurtit e Muratit me shifra e përqindje nuk e kanë shtuar tryezën.

Manipulimi tjetër është përzgjedhja e atyre kategorive ku ka pak më shumë rritje, gjithnjë duke e fryrë përmes manipulimit. Për policët, mësimdhënësit e punëtorët e administratës 50 euro rritje nuk e mbulojnë as inflacionin e vitit të fundit. Sigurisht, pa e përmendur stafin e ministrave me këshilltarë e anëtarë kabineti ku është rritja më e theksuar.

Hera e fundit e rritjes së pagave në Kosovë është viti 2014. Rritja e shpallur dje nuk e mbulon as inflacionin e vitit të fundit, jo më prej vitit 2014. Shifrat e Agjencionit të Statistikave thonë se inflacioni vjetor i vitit të fundit është 11.7. Por, kjo është llogaritje për një gamë të gjërë mallrash, andaj edhe nuk e tregon rënien e standardit të jetesës. Fuqia blerëse, llogaritur si shportë bazike e jetesës është dobësuar mbi 30%. Në vend të rritjes, Qeveria zgjodhi dezinformimin. Edhe dezinformimi është sikur punët e tjera të Qeverisë: improvizues. Deri në muajin tjetër kur dalin pagat. /Kosovatimes/

You Might Also Like

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me diell, temperaturat maksimale deri 23 grad

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Kosova Times February 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdekje e dyshimtë në Obiliq, burri gjendet pa shenja jete në banesen e tij

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Koreja e Veriut sërish lëshon një raketë balistike
Kancelari gjerman konfirmoi refuzimin për të furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi Taurus
Vuçiq: Maqedonia e Veriut më goditi fort që votoi për rezolutën Srebrenicën
Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në fillim të Pranverës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?