By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dorëzimi i (pa) pritur i Albin Kurtit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dorëzimi i (pa) pritur i Albin Kurtit!
Opinion

Dorëzimi i (pa) pritur i Albin Kurtit!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/04 at 9:36 AM
Kosova Times Published February 4, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Albin Kurti i ardhur në pushtet me kauzën e kundërshtimit të “Zajednices”, e ka vendosur të mbetet në pushtet me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe!

Nga JO e madhe, në po e vogël e Kurtit

Albini i zhgënjeu të gjithë! “6 kushtet e Kurtit” janë proces i pranimit të Asociacionit.

Kërkesa për ndryshim të emrit të Asociacionit, por jo edhe të përmbajtjes së marrëveshjes së 19 prillit 2013, e shpërfaqë dorëzimin e Kurtit në përballje me Serbinë!

E kuptoj presionin e madh ndërkombëtar dhe pamundësinë e parandalimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, por nuk mund ta kuptoj ndryshimin epokal te Albin Kurti, përkatësisht transformimin e tij nga një ‘nacionalist i përbetuar’ në politikan të moderuar sipas orekseve serbe dhe mbështetësve të tyre ndërkombëtar.

Ky reagim i imi nuk është si opozitar, por si qytetar i zakonshëm i këtij vendi dhe si analist i paanshëm dhe pavarur politikë.

Personalisht kam pritur që kryeministri i vendit tim, të paktën kur është në pyetje “Zajednica” nuk do të bëjë lëshime, por do t’iu qëndroj besnik parimeve njerëzore dhe premtimeve politike me të cilat është ardhur në pushtet!

Mirëpo, për fatin e keq të vendit tonë, edhe Albini e ndoqi rrugën e pararendësve të tij politik, duke i qëndruar besnik pushtetit dhe jo shtetit, duke i qëndruar besnik egos personale e jo premtimeve të dhëna para qytetarëve të vendit!

Albini i zhgënjejë të gjithë, por edhe mua si analist politik, nga i cili, më parë e ka pritur dorëheqjen sesa dorëzimin, më parë e kam pritur ‘fundin e botës’ sesa pranimin e “Zajednicës”!

Ah, i ëmbli pushtet shumë burrat e mirë i lakove, i bërë horë dhe i dorëzove

Urojmë të jetë ky “mohikani” i fundit që nënshtrohet nga privilegjet e pushtetit.

Me Albin Kurtin, Kosova do të vazhdoje rrugëtimin e saj politik dhe shtetëror me sovranitet të cunguar dhe integritet territorial të ngushtuar.

Gjashtë pikat nuk janë kushtet e kundërshtimit, por të dorëzimit politik të Albin Kurtit!

Dorëheqja e Albin Kurtit do të ishte akt burrërie dhe guximi, akt trimërie dhe qëndrese politike.

Albin i zhgënjeve të gjithë, por më së shumti ata që besuan në retorikën boshe dhe frazeologjitë tuaja mashtruese.

Albin tani pushtetin do ta mbash deri në fund të mandatit politik, por do ta mbash me turp e jo me krenari, për shkak se edhe ti ju bashkëngjite vargut të gjatë të vasalëve politik të Serbisë.

Albin për mbajtjen e pushtetit e humbe dinjitetin njerëzor dhe besimin e qytetarëve!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times February 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Konjufca pret eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq, i falënderon për mbështetje
Sveçla: Urdhri për hedhjen e granatës në veri erdhi nga Vuçiqi
Ish-truproja i Thaçit vdiq në një spital në Shkup, iniciohet hetim
​Falsifikuan para e shpërndanë narkotikë, arrestohen tre persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?