By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut
Lajme

Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçakut

Kosova Times
Last updated: 2023/02/06 at 2:44 PM
Kosova Times Published February 6, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, po zhvillojnë një takim në Prishtinë.

Takimi, i cilësuar drekë pune, po mbahet në një restorant në kryeqytetin e Kosovës.

Në takimin me emisarin evropian Kurti po shoqërohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Vizita e Lajçakut në Prishtinë ndodh në kohën e rritjes së kërkesave nga faktori ndërkombëtar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të udhëtojë për takime në Beograd.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin – më 2013 dhe 2015 – por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha më 2015 se marrëveshjet nuk ishin plotësisht në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit, por që mund të harmonizohen.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se tani është koha të themelohet Asociacioni, duke insistuar se Uashingtoni nuk do të përkrahë një asociacion që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Kurti kundërshton një asociacion njëetnik, duke argumentuar se do të minonte shtetësinë e Kosovës, teksa Serbia insiston që ai të ketë kompetenca ekzekutive.

Ndërkaq, më herët, gjatë së hënës, u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Në QUINT bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Së fundmi, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plot të raporteve.

Në këtë kuadër, BE-ja u ka dorëzuar palëve vitin e kaluar një plan që njihet si plani evropian, për normalizimin e plotë të raporteve.

Kryeministri Kurti e ka cilësuar planin evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – si bazë të mirë për negociata, por ka shtuar se plani nuk është marrëveshje përfundimtare.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – që ka mbështetjen edhe të ShBA-së – që nga viti 2011. Procesi synon të normalizojë raportet mes shteteve. Por, Kosova dhe Serbia kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket përfundimit të procesit. Përderisa Prishtina kërkon që një marrëveshje finale të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times February 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca viziton BIK-un: Bajrami përmban mesazhin e qartë dhe të sinqertë

Kosova Times Kosova Times April 10, 2024
Aksidentimi i autobusit me 47 grekë në Rumani, shoferi fajëson Google Maps: Më ngatërroi rrugën. Si paraqitet gjendja e të plagosurve
Von der Leyen godet Orbanin kritik ndaj BE
Ne Kuvendin e Serbise fomohet grupi Parlamentar per Bashkëpunim dhe Aderim i BRICS
Çipa:Entet publike në bashkëpunim me editorët e medias shqiptare kanë mundësi për higjienën gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?