By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkon në 4 890 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkon në 4 890 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Rajon / Botë

Shkon në 4 890 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Kosova Times
Last updated: 2023/02/07 at 11:38 AM
Kosova Times Published February 7, 2023
Share
SHARE

Turqia ka përditësuar numrin e të vdekurve në 4 890 në vendin e saj dhe Siri, njoftuan autoritetet respektive lokale, të cituar nga media ndërkombëtare.

Orhan Tatar, menaxher i përgjithshëm departamentit të reduktimit të rrezikut në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiyes (AFAD), tha se gjithsej 5 606 ndërtesa u shembën.

Ai gjithashtu tha se 6 800 persona u shpëtuan nga rrënojat.

Tatar theksoi se 250 milionë lira turke (rreth 13,3 milionë dollarë) fonde emergjente janë dërguar në provincat në zonën e fatkeqësisë deri më tani.

Ai shtoi se si një “vendim thjesht parandalues”, Kompania Turke e Naftësjellësit (BOTAS) ndaloi rrjedhën e naftës së papërpunuar në rajon.

Sipas AFAD-it, në rajon është përcaktuar personel kërkim-shpëtimi i përbrë prej rreth 9 700 personash.

“Shteti ynë ka marrë masa me të gjitha institucionet e tij që nga tërmeti. Të gjitha burimet janë mobilizuar”, tha presidenti Erdogan, në zyrën e AFAD-it në Ankara.

”Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë, AFAD, udhëheqjet e provincave dhe të gjitha institucionet e tjera filluan punën e tyre me shpejtësi. Ne gjithashtu po koordinojmë punën pas tërmetit. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më parë dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, theksoi ai.

AFAD tha se Turqia lëshoi një alarm të nivelit 4, që përfshin një thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Pas një diskutimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme, AFAD gjithashtu tha se ndihma ndërkombëtare kërkohet përmes Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC).

“Oferta të ndihmës u morën nga shumë vende, veçanërisht Holanda, Azerbajxhani dhe BM”, theksoi AFAD.

Ndërkohë, personeli i kujdesit shëndetësor i përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe Ministria e Shëndetësisë u nisën nga Ankaraja për në rajon me dy avionë të ambulancës ushtarake.

Përveç ekipeve të shpëtimit, në rajon u dërguan edhe batanije, ushqime dhe ekipe të mbështetjes psikologjike.

Pas tërmetit, një korridor i ndihmës ajrore u krijua nga Forcat e Armatosura Turke për të dërguar ekipet e kërkim-shpëtimit në rajon.

“Ne mobilizuam avionët tanë për të dërguar ekipet mjekësore, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe automjetet e tyre në zonën e tërmetit. Ne kemi maksimizuar gatishmërinë e avionëve për të ofruar shërbimin e nevojshëm të transportit”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.

Një numër i madh avionësh transporti, përfshirë një A-400M i Forcave të Armatosura Turke, filluan të dërgojnë ekipe dhe automjete të kërkim-shpëtimit në rajon.

Akar tha se avionët e ambulancës po ashtu po përdorin korridorin e ndihmës ajrore.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se një numër i mjaftueshëm ekipesh nga të 81 provincat janë në detyrë në zonat e fatkeqësisë dhe vazhdojnë shërbimet e tyre të kërkim-shpëtimit dhe ato shëndetësore.

“Ambulancat tona ajrore dhe tokësore gjithashtu janë në shërbim në rajon. Aktualisht po kryejmë koordinimin nga Hatay, një nga provincat e prekura nga fatkeqësia e tërmetit”, njoftoi ministri Koca në rrjetet sociale.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times February 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Vatra do të ndërkombëtarizojë çështjen çame

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Zelenski sulmoi ashpër Presidentin e Bullgarisë, i cili urdhëroi kameramanët të largoheshin nga zyra …
E djathta në Parlamentin e BE-së: Larg duart nga Serbia!
Vitia dhe Kurti përurojnë investimet e reja në Klinikën e Urologjisë
Task forca britanike e KFOR-it viziton Shërbimin Korrektues të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?