By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë
January 31, 2026
Shembet muri mbrojtës në Meliq, shoferi mbetet i bllokuar në automjet
January 31, 2026
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Tenderi rreth 1 milion euro për mbeturinat, reagon opozita
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan viziton zonën e goditur nga tërmetet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan viziton zonën e goditur nga tërmetet
Rajon / Botë

Erdogan viziton zonën e goditur nga tërmetet

Kosova Times
Last updated: 2023/02/08 at 1:55 PM
Kosova Times Published February 8, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën vizitoi pjesën jugore të shtetit për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga tërmetet e fuqishme, teksa është rritur zemërimi i banorëve lokalë, të cilët kanë akuzuar autoritetet për përgjigje të ngadalshme për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nga tërmetet masive të së hënës prej 7.8 dhe 7.5 shkallësh, në Turqi dhe Siri janë vrarë mbi 11.000 persona.

Numri i viktimave pritet të rritet, pasi janë shembur qindra viktima në shumë qytete.

Erdogan, që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 10 qytetet më të prekura nga tërmeti dhe ka dërguar atje ushtrinë për t’iu dalë në ndihmë banorëve, vizitoi qytetin e Kahramanmarshit për të parë nga afër dëmet dhe përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e pranoi se ka pasur probleme në përgjigjen fillestare ndaj tërmeteve masive.

Duke folur për gazetarët në Kahramanmarash më 8 shkurt – rajon që gjendet afër epiqendrës së tërmetit – Erdogan tha se ka pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por shtoi se tani gjërat po përmirësohen dita-ditës.

“Në ditën e parë kemi pasur disa probleme, por në ditën e dytë dhe sot, situata është nën kontroll”, tha ai.

Presidenti turk tha se qytetarët duhet të komunikojnë vetëm me autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, teksa mijëra persona janë ankuar se ka mungesë të burimeve dhe kanë kritikuar zyrtarët për përgjigje të ngadalshme ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

Kjo fatkeqësi natyrore mund të paraqesë sfidë për Erdoganin, i cili në maj do të garojë në zgjedhje për të qëndruar në pushtet.

Çdo perceptim se Qeveria e tij ka dështuar të adresojë si duhet këtë fatkeqësi, mund ta dëmtojë Erdoganin gjatë zgjedhjeve, por analistët kanë argumentuar se unifikimi kombëtar në kohë krizash mund ta forcojë pozicionin e tij.

Autoritetet turke kanë thënë se 13.5 milionë persona janë prekur nga tërmetet.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive në Turqi, përveç që ka publikuar numrin e viktimave, ka thënë edhe mbi 38.000 persona të tjerë janë lënduar.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Kosova Times February 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët kanë humbur interesin për familjet e mëdha

Kosova Times Kosova Times March 23, 2023
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
Kandidatët e Zelensky për të zëvendësuar Zaluzhny refuzuan postin e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës
Shqetësime ‘reale’ për komunitetin LGBT pas fitores së të djathtëve në Itali
Moti në Shqipëri do të jetë me diell dhe vranësira mesatare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?