By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 17.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mbi 17.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Rajon / Botë

Mbi 17.500 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 3:07 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Mbi 17.500 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, teksa shpresat për të nxjerrë të mbijetuar nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara po zbehen për çdo orë që kalon.

Në Turqi, mbi 60.000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 14.014 kanë humbur jetën, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive. Në Siri janë raportuar më shumë se 3.162 viktima.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar pasi kanë kaluar më shumë se tri ditë që nga tërmetet.

Përpjekjet për shpëtim janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre.

Ekspertët thanë se koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë vendimtare në 72 orët e para.

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, thanë ata.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hatait, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e Qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, më shumë se 110.000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në operacionet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5.500 automjete, përfshirë traktorë, vinça, buldozerë dhe ekskavatorë janë dërguar në zonat e prekura nga tërmetet.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tsikhanouskaya: Bjellorusët po përballen me agresionin rus dhe imperializmin

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës binjakëzohet me degën e Kolegjit Amerikan të Kirurgëve nga Dakota e Veriut
Osmani shtrëngon duart me Zelenskyn: Askush nuk e kupton dhimbjen tuaj më mirë se ne
Faton Peci bën kallëzim penal ndaj Abdixhikut dhe zyrtarëve të LDK-së, kjo është arsyeja
Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?