By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Droni ukrainas sulmoi një rafineri 1400 km larg kufirit. Rusët qëlluan, por më kot
October 6, 2025
Horoskopi ditor për 6 tetor 2025
October 6, 2025
Axhenda ndërkombëate
October 6, 2025
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje lokale
October 6, 2025
Greta Thunberg dhe 400 aktivistë në ferrin e një burgu izraelit: “Na trajtuan si majmunë”
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë
Lajme

PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/09 at 7:47 PM
Kosova Times Published February 9, 2023
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës sonte ka vendosur një projektor me reflektim në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj, me mbishkrimin “Qeveria e Martinit!”.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është të hidhet dritë mbi atë se kush në të vërtetë po e udhëheqë Qeverinë Kurti.

“Dhe, siç mund ta shihni, në fotografi janë Kryeministri Kurti dhe ambasadori me aferë, Martin Berishaj me një titull: Qeveria e Martinit! Në realitet, siç keni mundur të lexoni në mediat ndërkombëtare, ambasadori Martin Berishaj, me paratë që ka tërhequr nga kompania GEN-I me seli në Beograd, mbi 4.5 milionë euro, dyshohet se ka financuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Rrjedhimisht, kjo është Qeveria Martini dhe jo Qeveria Kurti. Kjo, edhe për një arsye tjetër. Ka afro një vjet që kur ka shpërthyer skandali i madh rajonal, në të cilin Martin Berishaj është i përfshirë bashkë mafinë rajonale energjetike të Serbisë, dhe kryeministri Kurti nuk po ndërmerr asgjë. Përkundrazi, po e mbron me xhelozi dhe vendosmëri, si mik personal që e ka”, theksoi deputetja Hoxha.

PDK ka ftuar përsëri organet e drejtësisë që ta hetojnë aferën e ambasadorit Berishaj.

“Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje edhe një herë organeve të drejtësisë që të veprojnë. Kallëzimet penale dhe paditë që janë ngritur të qohen deri në fund. E po ashtu, të nisin edhe të tjera për dyshimet e ngritura. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që ta shkarkoj ambasadorin Berishaj dhe ta sjellë sa më parë në Kosovë para drejtësisë”, tha Hoxha.

Ndërsa, kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, tha se në këtë periudhë ku niveli i lartë i papunësië po i shtyen të rinjtë të ikin nga nga vendi, Kosovën e përfaqëson një ambasador si Martin Berishaj, i cili po e dëmton imazhin e shtetit.

“Në një kohë kur niveli i papunësisë tek të rinjtë në Kosovë vazhdon të mbetet mbi 35 për qind, e dyert e ambasadave janë përplot me të rinj të zhgënjyer që dëshirojnë të ikin nga vendi, Kosovën po e përfaqëson një ambasador si Martin Berishaj, i përfshirë në një aferë të madhe financiare me mafinë energjetike të Serbisë, duke dëmtuar shumë imazhin e vendit”, shtoi ajo.

Salihu ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj.

“Kërkojmë nga kryeministri dhe presidentja që ta shkarkojnë ambasadorin Berishaj dhe ta sjellin para drejtësisë në Kosovë. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe llogaridhënie, që të besojmë së në këtë vend ka shpresë dhe vend për drejtësi. Ndryshe, rinia do të vazhdojë të largohet nga Kosova duke dëmtuar të ardhmen e shtetit tonë”, tha ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje lokale

Moti sot kryesisht i vranët me riga shiu

Mbahet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Një ganatë dore është gjetur në dru zjarri ne fshatin Llapje te Gracanices

AAK premton transformim për Prishtinën, prezanton 56 kandidatë

Kosova Times February 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Mos bini pre e mashtrimeve” – Posta paralajmëron qytetarët për sms të dyshimta

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Për çfarë krime të luftës akuzohen serbët e arrestuar së fundi?
200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
Në Kroaci arritën 19 të plagosur ukrainas
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?