By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Shpëtim” për gazin rus apo një investim i mirë. A do ta shesë Bullgaria pjesën e saj të “Rrjedhës Turke”?
May 15, 2025
The New York Times për falsifikimin e një dokumenti për Shtabin e Përgjithshëm: Reagoi edhe kompania e Kushnerit
May 15, 2025
Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë
May 15, 2025
Rusia lëshon më shumë se 100 dronë në Ukrainë përpara bisedimeve në Stamboll
May 15, 2025
Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar ‘Lah Nimani’
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Chatgpt – ndryshim radikal në mënyrën e jetesës dhe edukimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Chatgpt – ndryshim radikal në mënyrën e jetesës dhe edukimit
Teknologji

Chatgpt – ndryshim radikal në mënyrën e jetesës dhe edukimit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/11 at 10:00 PM
Kosova Times Published February 11, 2023
Share
SHARE

Krijimi i ueb-faqeve pa shkruar kode, përmirësimi i teksteve, strukturimi i një poezie, përpilimi i një eseje… këtyre dhe pa fund komandave tjera u përgjigjet lehtësisht Chatgpt – softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, i cili është kthyer ndër sensacionet e fundit në botën e inteligjencës artificiale.

Ai është i trajnuar që të simulojë bashkëbisedimet, t’iu përgjigjet pyetjeve përcjellëse, t’i pranojë gabimet, të sfidojë qëndrimet jokorrekte dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme.

Kurioziteti për ta përdorur atë është i madh. Vetëm në javën e parë të publikimit – në fund të vitit 2022 – mbi një milion përdorues kanë tentuar që ta testojnë këtë aplikacion.

Kurioze kam qenë edhe unë. E kam testuar disa herë aplikacionin, është goxha i avancuar madje në gjuhën shqipe.

Por, njerëzit nuk po e testojnë atë vetëm për të shuar kureshtjen.

Së fundi, një gjyqtar në Kolumbia, e ka kërkuar mendimin e këtij aplikacioni për të vendosur nëse një kompani sigurimi duhet t’ia mbulojë një fëmije me autizëm të gjitha shpenzimet mjekësore dhe ato të transportit, meqë prindërit nuk kanë mundësi financiare.

Përgjigja e Chagpt ka qenë në përputhje me atë të gjyqtarit.

Në përgjigje është thënë se rregulloret e Kolumbisë parashohin që fëmijët me autizëm nuk kanë nevojë që të paguajë për terapitë e tyre.

Në edicionin e 5 shkurtit të podkastit Të flasim, kemi diskutuar me Darsej Rizajn nëse të mirat i tejkalojnë rreziqet që bart me vete ky aplikacion.

Darsej është bashkëpronar i StarLabs, kompani e teknologjisë së informacionit në Prishtinë, si dhe i Shkollës Digjitale, e specializuar për trajnime kompjuterike.

Më poshtë e gjeni një pjesë të bisedës së realizuar në këtë temë.

Radio Evropa e Lirë: A e ka ndryshuar Chatgpt mënyrën si e konceptojmë inteligjencën artificiale?

Darsej Rizaj: Prej pikëpamjes shkencore nuk ka ndryshuar asgjë, sepse inteligjenca artificiale nuk është që është zbuluar sivjet apo vitin e kaluar. Por çka mund të them është se e ka vënë në pah para popullatës së përgjithshme, meqë çdo njeri i rëndomtë fillon që t’i shoh efektet e para që kanë ndikim direkt në jetën e tij.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli do të ketë specifikisht Chatgpt në edukimin e gjeneratave të reja?

Darsej Rizaj: Mendoj se inteligjenca artificiale sapo ka filluar. Është sikurse me internetin në fillim, kemi pasur pak njohuri për të, kemi realizuar operacione të thjeshta, por realisht frytet kryesore i kemi parë në 15 vjetët e fundit. Nëse ai ka qenë ndryshim radikal, unë pres që ndryshimi ka me qenë dukshëm më radikal i mënyrës qysh jetojmë ne, e deri te mënyra qysh edukohemi ne. Sidomos sektori i edukimit ka me qenë një prej sektorëve më të sulmuar prej kësaj teknologjie.

Radio Evropa e Lirë: Shkollat në Nju Jork e kanë ndaluar së fundi përdorimin e këtij aplikacioni. Ka komente të ndryshme për këtë vendim. Disa thonë që njëmend mund ta ndalosh këtë aplikacion në ambiente shkollore, por jo edhe në shtëpitë e nxënësve. Si e shihni ju këtë vendim?

Darsej Rizaj: Kjo është sjellje shumë e zakonshme kur ka diçka të re. Ka shumë njerëz që, ose nuk e kuptojnë, ose dëshirojnë ta refuzojnë, dhe është diçka shumë e pritshme, sepse nuk dinë qysh të trajtohet, nuk ka protokoll për të. Është shumë e pritshme që plot institucione do ta ndalojnë për një kohë derisa të adaptohen dhe rimodelojnë vetveten, mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në sistem të edukimit. A kanë bërë mirë? Jo, nuk kanë bërë mirë. Sa më herët e pranojmë faktin që po kemi kësi vegla para vetes që mund të japin përgjigje, është më mirë.

“Google veç është në panik”

Radio Evropa e Lirë: A keni testuar ju Chatgpt?

Darsej Rizaj: Po, gjithsesi. E kam përdorur për shumë gjëra deri më tani.

Radio Evropa e Lirë: Për çfarë e keni testuar?

Darsej Rizaj: Përveçse për ta parë se si funksionin, e kam krijuar në ueb-faqe që është lojë, pa shkruar fare kod, vetëm që ta shoh se a mund ta arrijë atë pikë… ka qenë në gjendje që të filtrojë informatat, të më përmirësojë tekste.

Radio Evropa e Lirë: Ju e shihni që mund t’iu bëjë konkurrencë makinave të kërkimit siç është Google?

Darsej Rizaj: Google veç është në panik. Mos të harrojmë, në këtë aplikacion ka investuar Microsoft. Përveç që do të jetë pjesë e makinës së kërkimit Bing, ai do të jetë pjesë e (produkteve) Word, Excel, nuk do të maltretoheni me formula, apo që ta gjejmë kreativitetin që na mungon, sepse është në gjendje që ta krijojë një format, është në gjendje që ta shkruajë një paragraf. Është shumë vështirë që të parashikohet se deri ku mund të shkojë, sepse as internetin se kemi menduar me gjithë këto vegla në fillim. E njëjta vlen edhe për këtë aplikacion.

“Nuk do të thotë që do të ketë punë për të gjithë…”

Radio Evropa e Lirë: Këto dhe aplikacionet tjera i prekin më së shumti gjeneratat e reja, sepse janë rritur me teknologjinë. Specifikisht të rinjtë, a kanë më shumë përfitime apo dëme nga Chatgpt?

Darsej Rizaj: Çdo gjë në këtë botë e ka anën pozitive dhe atë negative, vetëm varet nga personi se për çfarë dëshiron ta shfrytëzojë. Në aspektin social po flasim për një gjeneratë që është shumë teknologjike. Aspektet negative që i shoh është për tranzicionin ekonomik që mund të ekzistojë, por edhe sistemin ekonomik, mënyra qysh jetojmë nuk do të thotë që mund ta durojë një kësi revolucioni. Nuk do të thotë që do të ketë punë për të gjithë për shkak të automatizimeve të mëdha, ndoshta edhe do të ketë numër të madh të njerëzve që nuk do të kenë nevojë që të punojnë.

Tjetri aspekt negativ që mund ta shoh është që ne njerëzit mund të fillojmë ta humbim ndjenjën e kreativitetit që e kemi, ose që ta humbin ndjenjën që të bëjmë diçka më shumë, sepse fillojmë e bëhemi dembelë duke e pasur një pajisje që mendon për neve. Por përfitimet janë tepër tepër më të mëdha prej Chatgpt dhe inteligjencës artificiale.

Radio Evropa e Lirë: Si të shfrytëzohet ky aplikacion që t’ju ndihmojë të rinjve, por jo që t’ua kryejë punët?

Darsej Rizaj: Po e marr një shembull, ndoshta shumë banal. Është njëjtë sikurse këto pajisjet për bluarje të ushqimeve. Nëse e keni atë pajisje dhe do të qëroni një kilogramë qepë, askush nuk ka dëshirë që ta kapë thikën dhe të merret me to gjysmë ore. Kështu që, ndoshta mbetet ndonjë entuziast aty-këtu, por esenca është që mënyra e të punuarit do të ndryshojë komplet, ne do të jemi më shumë prej perspektivës së arkitektit të punës dhe puna do të shkojë drejt automatizimit më shumë e më shumë.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni përdorimin e këtij aplikacioni te të rinjtë në Kosovë?

Darsej Rizaj: Nuk do të shkojë shumë kohë e gjatë që sistemi i edukimit do të mund të përballojë gjithë këtë situatë, përveç nëse dëshirojmë të pretendojmë se po bëjmë diçka.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të ishte një zgjidhje ideale? Ndoshta përfshirja në kurrikulë?

Darsej Rizaj: Këtu është problemi, nuk mund të përfshihet si një lëndë, por duhet të përfshihet në të gjitha lëndët. Nuk e shoh duke ndodhur këtë gjë me këtë gjeneratë të arsimtarëve që e kemi, sepse një numër i madh i tyre e kanë problemin e moshës dhe nuk është mosha adekuate e tyre që të nisin e të mësojnë një sistem komplet të ri të mënyrës së edukimit nëse 20 vjet kanë bërë diçka tjetër. Nuk është as e drejtë që të presim prej tyre. Duhet të ketë strategji nacionale që në 10 vjetët e ardhshëm të arrijmë në një pikë ku inteligjenca artificiale është pjesë e çdo lënde.

“Do të ketë rreziqe”

Radio Evropa e Lirë: Të flasim pak edhe për vërtetësinë e informacionit. Aplikacionet sikurse Chatgpt dhe të ngjashme, ushqehen edhe prej informacioneve të pafiltruara në internet. Si do të mund të verifikohet informacioni dhe sa i rrezikshëm do të jetë nëse nuk verifikohet?

Darsej Rizaj: Sa i përket vërtetësisë, madje ka raste që Chatgpt është zënë duke rrejt dhe duke e mbrojtur rrenën e vet. Do të ketë rreziqe. Nuk do të kemi më nevojë që të mbajmë në mend informata. Është mendimi kritik, mendimi analitik rreth informatës dhe mënyra qysh e trajtojmë atë. Nuk guxojmë që të bazohemi në shabllon të inteligjencës artificiale.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë i inkurajon të rinjtë në Kosovë? Pse ta përdorim këtë aplikacion?

Darsej Rizaj: I inkurajoj të rinjtë, sidomos në Kosovë që nëse nuk dëshirojnë të mbesin mbrapa dhe nëse dëshirojnë të jenë në gjendje që t’i edukojnë fëmijët e tyre më mirë, që të mësojnë më shumë për teknologji. Të kuptojnë se si funksionojnë gjërat në prapavijë. Nuk po them që ta ndryshojnë profesionin, mirëpo nuk është teknologjia vetëm rrjetet sociale apo konsumimi i përmbajtjes së ndryshme. Fatkeqësisht, për një periudhë të shkurtër do të vijmë te një situatë kur definicioni i analfabetit nuk do të jetë vetëm shkrimi e leximi, por edhe përdorimi i teknologjisë në mënyrën që po flas unë.

You Might Also Like

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

DeepSeek tashmë ka gjetur të meta sigurie. “Ne hymë në bazën e të dhënave për pak minuta”

Kosova Times February 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Franca filloi të diskutonte me shokët e BE-së për një ombrellë bërthamore për Evropën

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktuale të sigurisë
“Talibanëve u pëlqen Facebook-u”: Pse ndalimi i fotove s’mund të funksionojë në Afganistan
Për në Paris për 33,99 euro
Vazhdojnë punimet në Qendrën për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?