By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dogana konfiskon veshmbathje të dyshuara, imitim i markave të njohura
June 9, 2025
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë: Asnjë balonë amerikane nuk ka fluturuar mbi Kinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtëpia e Bardhë: Asnjë balonë amerikane nuk ka fluturuar mbi Kinë
Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë: Asnjë balonë amerikane nuk ka fluturuar mbi Kinë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/13 at 5:56 PM
Kosova Times Published February 13, 2023
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë mohoi të hënën akuzën e Pekinit se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar balona mbi Kinë për të kryer mbikëqyrje, teksa tensionet rreth pajisjeve të spiunazhit po rriten mes dy superfuqive.

“Çdo pretendim se qeveria amerikane operon me balona vëzhgimi është i pavërtetë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson në Twitter, duke shtuar se është Republika Popullore e Kinës “që ka një program të balonave të mbikëqyrjes për mbledhjen e inteligjencës”.

Kina, më herët gjatë ditës tha se më shumë se 10 balona amerikane kanë fluturuar mbi hapësirën e saj të lartë ajrore gjatë vitit të kaluar, pa lejen e saj, pas akuzës së Uashingtonit se Pekini po operon një flotë balonash vëzhgimi në mbarë botën.

Pretendimi kinez vjen pasi ShBA-ja rrëzoi një balonë të dyshuar spiune kineze që kishte kaluar nga Alaska në Karolinën e Jugut, duke ndezur një krizë të re në marrëdhëniet dypalëshe që kanë arritur në nivelin më të ulët në dekada.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin nuk dha detaje në lidhje me balonat e supozuara të ShBA-së.

“Është gjithashtu e zakonshme që balonat amerikane të hyjnë ilegalisht në hapësirën ajrore të vendeve të tjera”, tha Wang në një konferencë të përditshme. “Që nga viti i kaluar, balonat e ShBA-së në lartësi të mëdha kanë fluturuar ilegalisht mbi hapësirën ajrore të Kinës më shumë se 10 herë pa miratimin e autoriteteve kineze”, shtoi ai.

Wang tha se ShBA duhet “së pari të reflektojë për veten dhe të ndryshojë mënyrën e diskutimit, në vend që të njollosë dhe të nxisë një konfrontim”.

Kina thotë se balona e rrëzuar nga ShBA ishte një aeroplan pa pilot i krijuar për kërkime meteorologjike që ishte zhvendosur nga kursi për shkak të erërave të forta. Ajo ka akuzuar ShBA-në për reagim të tepruar duke e rrëzuar atë, dhe kërcënoi se do të ndërmarrë veprime, por nuk saktësoi se cilat janë ato.

Pas incidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shtyu vizitën e planifikuar për Pekin, që ishte paraparë të ndodhte disa ditë pasi u zbulua balona e parë. Ky do të ishte udhëtimi i parë i një kryediplomati amerikan në Kinë për shumë vjet.

Gjithashtu të hënën, Filipinet akuzuan se një anije e rojes bregdetare kineze kishte shënjestruar një anije të rojes bregdetare filipinase me një lazer të shkallës ushtarake dhe verboi përkohësisht një pjesë të ekuipazhit të saj, duke e quajtur atë një shkelje “të hapur” të të drejtave sovrane të Manilës.

Wang, në anën tjetër tha se një anije e rojës bregdetare të Filipineve kishte shkelur në ujërat kineze pa leje më 6 shkurt dhe se anijet e rojës bregdetare kineze u përgjigjën “profesionalisht dhe me përmbajtje”.

“Kina dhe Filipinet po ruajnë komunikimin përmes kanaleve diplomatike në këtë drejtim”, tha Wang.

Duke shtuar tensionet, të dielën, një avion luftarak ushtarak amerikan shkatërroi një objekt të paidentifikuar mbi liqenin Huron me urdhër të presidentit Joe Biden.

Ky shënoi incidentin e katërt të tillë në harkun kohor të tetë ditëve dhe është vazhdimësi e serisë së veprimeve ushtarake mbi hapësirën ajrore amerikane.

Balona kineze e rrëzuar nga ShBA ishte e pajisur për të zbuluar dhe mbledhur sinjale të inteligjencës, si pjesë e një programi të madh të mbikëqyrjes ajrore të lidhur me ushtrinë që synonte më shumë se 40 vende, deklaroi administrata Biden të enjten, duke cituar imazhe nga aeroplanët spiunë amerikanë të tipit U-2.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime ekonomike për gjashtë entitete kineze, për të cilat thuhet se janë të lidhura me programet e hapësirës ajrore të Pekinit, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj incidentit.

Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së gjithashtu votoi unanimisht për të dënuar Kinën për një “shkelje të pacipë” të sovranitetit të ShBA-së dhe përpjekjet për të “mashtruar komunitetin ndërkombëtar përmes pretendimeve të rreme për fushatat e saj të mbledhjes së inteligjencës”.

Wang, zëdhënësi kinez, hodhi poshtë pretendime të tilla nga ana e Kinës, duke thënë, “shqitja e shpeshtë e raketave të avancuara nga ShBA për të rrëzuar objektet është një reagim i tepruar dhe i mbisforcuar”.

You Might Also Like

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Kosova Times February 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Partneriteti ynë me ShBA-të i palëkundur

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
‘Defender Europe 2025’, moment historik për ushtrinë e Kosovës
Trump kundërshton propozimet e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Hagë, përfundon seanca për kompensimin e dëmeve nga ndryshimet klimatike
Vuçiq: Nuk i zbatojë pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?