By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moldavia i refuzoi hyrjen grupit të tifozëve të Partizanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Moldavia i refuzoi hyrjen grupit të tifozëve të Partizanit
Sport

Moldavia i refuzoi hyrjen grupit të tifozëve të Partizanit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 2:14 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Policia kufitare e Moldavisë konfirmoi se mbrëmjen e 13 shkurtit i refuzoi hyrjen një grupi prej 12 tifozësh të Partizanit nga Beogradi, të cilët u kthyen nga aeroporti.

Policia kufitare i tha shërbimit të Moldavisë të Radio Evropa e Lirë se disa shtetasve të huaj iu refuzua hyrja në Moldavi, me arsyetimin se nuk i plotësojnë kushtet për të kaluar kufirin shtetëror.

“Ata nuk mund të justifikonin qëllimin e udhëtimit të tyre në Moldavi dhe nuk kanë dokumentet e nevojshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.

Një pjesë e tifozëve të skuadrës së futbollit të Partizanit u kthyen nga Kishinau në Beograd mëngjesin e 14 shkurtit, pasi iu dha zyrtarisht vendimi për ndalimin e hyrjes në atë vend, është bërë e ditur në një nga llogaritë e tifozëve të Partizanit në Instagram.

Siç thuhet, ata kanë udhëtuar drejt Moldavisë për ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Sherifit të Tiraspolit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Gjithashtu u bë e ditur se pjesa tjetër e tifozëve do të largohet nga Moldavia pas orës 14:00, me fluturimin për në Bukuresht.

Partizani: Për arsye sigurie, ndeshje pa publik

Klubi i futbollit Partizani ka deklaruar përmes një njoftimi se Federata e Futbollit të Moldavisë, me urdhër të shërbimit të sigurimit të Moldavisë, ka vendosur që ndeshja mes skuadrave Sherif nga Tiraspol dhe Partizani nga Beogradi të luhet pa praninë e publikut.

“KF Partizani, së bashku me ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, po i ndërmerr të gjitha masat e sigurisë për qëndrimin e qetë të ekipit dhe përfaqësuesve të klubit në Moldavi”, thuhet në njoftim. Klubi i futbollit Partizani njofton tifozët se hyrja në Moldavi dhe ndjekja e ndeshjes nuk është e mundur dhe u kërkon të mos udhëtojnë.

Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, thuhet se tifozët që nuk kanë mundur të hyjnë në Moldavi, e kanë organizuar udhëtimin në mënyrë personale.

Më 13 shkurt, presidentja moldave, Maja Sandu, njoftoi në një konferencë për media se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdor këtë në luftën kundër Ukrainës.

Ajo deklaroi se plani përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi për të provuar të provokojnë protesta në një përpjekje për të “ndryshuar qeverinë legjitime me një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata Ruse”.

Daçiq i kërkon Moldavisë detaje rreth akuzave të presidentes

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka mohuar deklaratën e presidentes së Moldavisë, Maja Sandu, për pjesëmarrjen e mundshme të qytetarëve serbë në aksione subversive që synojnë destabilizimin e Moldavisë.

Daçiq ka kërkuar që Moldavia urgjentisht t’i dërgojë të gjitha informacionet që ka, sepse siç ka thënë ai, Serbia nuk ka marrë asnjëherë një informacion të tillë nga Moldavia.

“I kam dhënë urdhër ambasadorit tonë të akredituar në Kishinau, që të kërkojë urgjentisht sqarimin e deklaratës së tillë të presidentes së Moldavisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Moldavisë, si dhe të na japin urgjentisht të gjitha informacionet për personat që dyshohen se mund të jenë pjesëmarrës në veprime të tilla të dhunshme”, tha Daçiq për Tanjug.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, theksohet se Daçiq ka thënë se në skenën ndërkombëtare ka shumë shembuj të lajmeve të rreme.

Ai përkujtoi se sipas ligjeve të brendshme, çdo pjesëmarrje e shtetasve serbë në konfliktet e armatosura jashtë vendit është vepër penale.

Më 14 shkurt, Rusia hodhi poshtë akuzat e presidentes së Molavisë se Moska po planifikonte të destabilizonte ish-republikën sovjetike.

“Pretendime të tilla janë krejtësisht të pabaza dhe të pavërtetuara”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, raportoi Reuters.

Më 14 shkurt, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan Kharchenko. Kharchenko i dorëzoi Vuçiqit një mesazh urimi nga presidenti rus, Vladimir Putin, me rastin e Ditës së shtetësisë së Serbisë.

“E vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi e zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, thuhet në urimin e presidentit rus.

Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë dhe Turqinë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës fqinje.

Putin shtoi se është i bindur se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik rus-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”.

Sipas një komunikate nga kabineti i presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe Kharchenko nuk i komentuan deklaratat e presidentes së Moldavisë.

You Might Also Like

Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

“E dija që njerëzit do të flisnin për gjoksin tim”: Tenistja i pëlqen fotot provokuese, por ka vetëm një pyetje që nuk e përballon dot

Shënojnë Vojvoda e Hadërgjonaj, s`ka minuta për Zhegrovën

Trepça pëson humbje të tretë rresht në FIBA Europe Cup

Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, synon kualifikimin për Botërorin 2027

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Onana thotë se e ka kaluar vështirësinë te United

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Petrit Drenica drejtor i përfaqësueses në federatën e pingpongut
Misioni i ShBA-së në NATO: Po ndërmarrim hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it
Zgjerohet “lista e zezë” amerikane: Pas Vulin, nën sanksionet amerikane është edhe një kompani nga Serbia, por nuk është e gjitha…
Pendarovski dhe Kovaçevski, konsultime për ambasadorët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?