By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lufta po konsumon njerëz, por Kremlini ofron paga të mëdha
December 11, 2025
Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros
December 11, 2025
Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”
December 11, 2025
“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot
December 11, 2025
Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD: Asnjë shtetas i Kosovës nuk ka vdekur nga tërmetet në Turqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPJD: Asnjë shtetas i Kosovës nuk ka vdekur nga tërmetet në Turqi
Lajme

MPJD: Asnjë shtetas i Kosovës nuk ka vdekur nga tërmetet në Turqi

Kosova Times
Last updated: 2023/02/14 at 5:27 PM
Kosova Times Published February 14, 2023
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) tha se në mesin e viktimave nga tërmetet që kanë goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar.

Ky reagim i MPJD-së vjen pas deklarimeve të Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve. MPJD tha se bëhet fjalë për “familje/persona që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare”.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit – prej 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh, që u pasuan edhe me qindra dridhje të tjera të tokës – në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 35.000 persona.

MPJD po ashtu tha se disa shtetas të Kosovës kanë kërkuar ndihmë në Ambasadën dhe Konsullatën e Kosovës në Ankara, përkatësisht në Stamboll.

Sipas informatave të ministrisë, për periudhën 10-13 shkurt, dy studente nga Kosova që gjenden në qytetin Adana, kanë kontaktuar Ambasadën e Kosovës në Turqi dhe i kanë njoftuar se janë vendosur në një konvikt universitar dhe janë mirë me shëndet.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara po vazhdon komunikimin me të dy studentet dhe po shqyrton të gjitha mundësitë që të realizojë kthimin e tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, më 13 shkurt një familje nga Kosova ka informuar Ambasadën se është larguar nga Gaziantepi për në Ankara dhe ka nevojë për fletë udhëtimi për t’u kthyer në Kosovë.

“Në pasditen e së hënës [13 shkurt], pas komunikimit serishëm me ambasadën, familja kanë deklaruar se do të vendosin brenda dy ditësh se a do të udhëtojnë për Kosovë dhe rrjedhimisht të vazhdohet me përgatitjen e fletudhëtimeve”, tha MPJD.

Nëse gjendeni në Turqi dhe keni nevojë për ndihmë, MPJD ka vendosur këta dy numra emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se numri i viktimave në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet, teksa autoritetet turke kanë thënë se 1.2 milion persona kanë mbetur të pastrehë për shkak të tërmeteve.

You Might Also Like

Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici

Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

Kurti për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe: Çështje e KQZ-së

MKRS zgjat afatin për vërtetimet e sponsorizimeve deri më 12 dhjetor

DnV kritikon KQZ-në për moscertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe

Kosova Times February 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kush eshte Këshilltari i Presidentit të SHBA Peter Navarro që projektoi tarifat

Kosova Times Kosova Times April 11, 2025
“Një takim me Zelenskyn është i mundur, nëse përgatitet mirë.”
Navalny thotë se po përballet me një rast të ri penal
Ambasada e ShBA-ve në Kosovë kremton `Ditën e Punës`
Kirby: Qëndrimi i administratës ndaj rajonit të Ballkanit, nuk ka ndryshuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?