By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FOL: Qeveria në vitin 2022 realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik dhe Operacional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > FOL: Qeveria në vitin 2022 realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik dhe Operacional
Lajme

FOL: Qeveria në vitin 2022 realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik dhe Operacional

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 2:35 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Sipas monitorimit që i ka bërë Lëvizja FOL, Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 48 për qind të Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2022.

Lëvizja FOL ka monitoruar planit për periudhëm janar-dhjetor të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit.

FOL ka evidentuar se Zyra e Kryeministrit (ZKM) nga 255 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 131 aktivitete, ndërkaq 94 nuk i ka realizuar fare.

Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paraparë 118 aktivitete në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, mirëpo nuk kanë ofruar përgjigje se sa nga këto aktivitete janë realizuar për vitin 2022.

Mexhide Demolli- Niman nga Lëvizja FOL, ka theksuar se disa ministri dhe ZKM-ja kanë planifikuar aktivitete afatgjata, të cilat kanë filluar në vitin 2022 ndërkaq realizimi i tyre do të vazhdoj në vitet në vijim.

“Nga 2 mijë 937 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore janë realizuar 1 mijë e 808 aktivitete apo shprehur në përqindje rreth 48 për qind dhe 1 mijë e 129 aktivitete të parapara për këtë periudhë nuk janë realizuar apo 52 për qind të Planit Strategjik Operacional të Qeverisë nuk është realizuar. Zyra e Kryeministrit për periudhën janar – dhjetor ka paraparë të realizojë 255 aktivitete, këto të shtrira në rreth 78 objektiva. Nga 255 aktivitete, ka realizuar 131, ndërkaq 94 nuk i ka realizuar”, ka theksuar Demolli-Namani.

Sipas FOL-it këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 38 objektivave. Prej tyre thuhet se 15 objektiva janë realizuar 100 %, 8 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %, 7 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %, 8 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Demolli-Namani ka thënë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga 201 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 101 aktivitete ndërkaq 100 nuk i ka realizuar.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila ka paraparë 201 aktivitete, ndërkaq ka realizuar 101 aktivitete dhe 100 të tjera nuk ka realizuar. Këto aktivitete janë paraparë në kuadër të 27objektivave, të cilat janë realizuar 100 për qind, 10 objektiva nga 50 deri 99 për qind dhe 10 objektiva të tjera janë realizuar deri në 50 për qind dhe 19 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk janë realizuar fare”, ka deklaruar ajo.

Image

Në bazë të raportit të FOL, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures nga 486 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 255 aktivitete ndërkaq 231 nuk i ka realizuar.

Po ashtu edhe Ministria e Ekonomisë nga 236 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 170 aktivitete ndërkaq 66 nuk i ka realizuar.

Ndërsa, Ministria e Punëve te Brendshme nga 416 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 264 aktivitete ndërkaq 152 nuk i ka realizuar.

You Might Also Like

Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta

100 ditë në Kosovë, ambasadori gjerman vlerëson mikpritjen dhe bukuritë

Cakolli: Rreth 80 mijë vota të kandidatëve të numëruara gabimisht në QNR

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shkurt

Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Kurti e ka momentin e fundit të kalojë në anën e duhur, kjo është thirrja ime e fundit për të

Kosova Times Kosova Times June 9, 2023
Vitia për rastin e 4-vjeçares: Duhet të ketë masa pa vonesë
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
Evropa dhe SHBA po kërkojnë një hetim për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç dhe SNS nën vëzhgim për vjedhje të mëdha
Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore kundër Gjokoviqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?