By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapja e dosjeve e ndanë “shapin nga sheqeri” në Kosovë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Hapja e dosjeve e ndanë “shapin nga sheqeri” në Kosovë!
Opinion

Hapja e dosjeve e ndanë “shapin nga sheqeri” në Kosovë!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 12:25 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Secili që bashkëpunon me armikun dhe në cilëndo kohë, emrin e ka tradhtarë. Për fatin e keq, brenda kombit tonë nuk kanë munguar asnjëherë ata që kanë bashkëpunuar me armikun, në kohë lufte dhe në kohë paqe. Thuhet se Gjermania naziste, ka do që e ka shtrirë pushtimin e saj i ka paguar shtrenjtë spiunët, kurse në trojet shqiptare i ka gjetur pa pagesë!

Uniforma nuk të bën spiun

Serbia përgjatë sundimit shekullor mbi Kosovën, i ka shfrytëzuar shqiptarët kundër shqiptarëve. Spiunët kanë qenë të shumtë dhe të shumëllojshëm, të veshur me petkun e pushtetit dhe jo vetëm. Shtrirjen e spiunëve e ka bërë kudo dhe ka do, në institucione dhe jashtë tyre, por më të rrezikshmit kanë spiunët e veshur me petkun kombëtarë.

Këtë që e them do t’ua ilustrojë me një shembull praktik dhe ngjarje të vërtetë.

Ishte e diele e muajit Gusht i vitit 1990, ndodhesha në një dasmë në një fshat të komunës së Klinës. Aty në dasmë prezent ishte edhe një polic shqiptarë i cili nuk ishte larguar nga puna. Me të përfunduar rendin e këndimit rapsodët popullor, disa të rinj ju vërsulen me fjalë fyese dhe ofenduese policit që mbante uniformën e Policisë së shtetit okupues të Serbisë. Nuk e lan gjë pa i thënë, i thanë spiun e tradhtar e çka jo tjetër. Polici, emrin e të cilit nuk dëshirojë ta përmend në këtë shkrim, heshti e durojë derisa të rinjtë filluan edhe kërcënimet! Pastaj polici shqiptarë ju drejtua të rinjve me këto fjalë; “Arsyeja pse unë e mbajë uniformën është çështje e imja personale dhe përmes kësaj uniforme jam i identifikueshëm për të gjithë. Por të gjithë ju që jeni prezent në këtë dasmë, ju lutem, thuajeni këtu publikisht, nëse ndokush prej jush ose familjarëve tuaj është rrahur apo keqtrajtuar nga policia shkaku im!?

Askush nuk e hapi gojën për të folur gjë. Pastaj polici ju drejtua sërish të rinjve, hajde folni më fakte nëse keni për të thënë diçka kundër meje?!

Askush asnjë fjalë!

Mandej polici vazhdoj përsëri, nëse dëshironi të dini dhe të shihni se kush është më patriot apo më tradhtar, ejani pas mesnate, fshehuni pas lisit në rrugën e Gjimnazit dhe aty do t’i shihni me sytë e juaj se kush hyn e kush del nga Stacioni Policorë në Klinë. Do të shihni burra të moshuar me plisa të bardhë që vijnë e tregojnë kush ka armë në fshat apo lagjen tuaj, do të shihni edhe të tjerë, të cilët ditën ju shiten patriotë në mbledhjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse pas mesnate vijnë e i tregojnë të gjitha çka janë biseduar në mbledhje!

Pas këtyre fjalëve të policit të uniformuar, qetësinë në dhomë e prishte vetëm ndonjë mizë apo insekt i “papërgjegjshëm” veror. Në atë moment, i zoti shpisë, ju tha shahirëve kapni në dorë çiftelitë dhe sharkitë e mos i lëshoni deri në mbrëmje!

Fshehja e qëllimshme e dosjeve

Hapja e dosjeve dhe zbardhja e emrave të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe, me fakte, pa paragjykime dhe pa marrë parasysh se kush janë ata, do të krijonte kushtet për hapjen e një kapitulli të ri në sistemin e drejtësisë, politikëbërjes dhe vendimmarrjes në Kosovë, por është një fatkeqësi që këtë proces po e bllokon politika për interesa të veta dhe të frikës, ngase shumë aktorë politikë do të dilnin të përlyer nga ky proces.

Është vërtetë e pajustifikueshme, pse edhe kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës nuk po e merr dot guximin të kërkojë hapjen e dosjeve dhe që përfundimisht të dihet se kush kanë qenë bashkëpunëtorët e UDB-së në Kosovë!

Arsyeja e këtij hezitimi është se ka ende shumë deputetë që nuk e ndjejnë veten të gatshëm për t’u përballur me këtë dukuri, shkaku i implikimit në shërbimet sekrete serbe apo të pjesëmarrjes së ndonjë familjari të tyre.

Kështu, fshehja e emrave të spiunëve të UDB-së shkon në favor të mbulimit të veprave kriminale, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Arsyeja tjetër më e madhe e mosbërjes publike e emrave të spiunëve të UDB-së, është se ata qëllimshëm janë të instaluar në të tria shtyllat e pushtetit dhe në të dy nivelet e pushtetit, dhe jo vetëm, për fat të keq, ata janë ata të instaluar jashtëligjshëm edhe në medie, në televizione, në gazeta, në portale dhe në të ashtuquajturat OJQ.

Madje, spiunë dhe familjarë të tyre janë vendosur në pozita kyçe, bile edhe të larta në të gjitha fushat dhe segmentet më vitale të pushtetit të shtetit kudo, në Qeveri e administratë publike, në legjislativ dhe rreth tij, dhe sidomos në drejtësinë kosovare, përkatësisht në gjyqësor e prokurori dhe në polici, për të kontrolluar lehtësisht çdo segment të jetës në Kosovë.

Vetëm hapja e dosjeve e ndanë “shapin nga sheqeri” në Kosovë!

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Denoncohet e mitura per bashkëjetesë me një burrë

Kosova Times Kosova Times July 21, 2023
Biden u riinfektua me koronavirus dhe shkoi në izolim
Memli Krasniqi prezanton të detajuara pesë masat për dalje nga kriza ekonomike
Një dron ushtarak u rrëzua në jugperëndim të Polonisë
Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?