By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PDK premton investime dhe zhvillim të turizmit rural në Rahovec
October 5, 2025
Vetëvendosje në Malishevë premton investime në çerdhe e infrastrukturë
October 5, 2025
Plagoset një burrë 44-vjeçar, i dyshuari është një i ri 21-vjeçar
October 5, 2025
Një çerdhe dhuratë për fëmijët e Vitomiricës
October 5, 2025
Stuhia e borës bllokon gati 1,000 alpinistë në shpatin lindor të malit Everest
October 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një ditë afat për ndryshimin e emrave nxitës të klubeve bullgare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një ditë afat për ndryshimin e emrave nxitës të klubeve bullgare
Rajon / Botë

Një ditë afat për ndryshimin e emrave nxitës të klubeve bullgare

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 7:02 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Klubi kulturor bullgar në Ohër “Car Borisi i Tretë” ka paralajmëruar se do të ndryshojë emrin, ndërsa klubi tjetër në Manastir “Vanço Mihajllov” do të ankimojë vendimin e autoriteteve maqedonase, me të cilin parashihet që klubet me emrat “provokues e fyes” kanë afat deri më 16 shkurt t’i ndryshojnë emrat e tyre.

Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se klubi nga Ohri tashmë është njoftuar me procedurat për zëvendësimin e emrit “Car Borisi i Tretë” me një emër tjetër, pa saktësuar se çfarë emri do të mbajë ai.

Kryetari i klubit “Vanço Mihajllov”, Lupço Gjorgievski, ka thënë për mediat se nuk ka ndërmend ta ndryshojë emrin e klubit dhe se do t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për realizimin e të drejtave të tyre, dhe nëse është e nevojshme do të paraqesë padi edhe në Strasburg.

Sipas dispozitave të reja të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, ato mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, por jo të mbajnë emra të personaliteteve që janë të lidhura me mungesën e tolerancës racore, fetare, kombëtare, etnike dhe të tjera apo që nxisin urrejtje, gjenocid, përhapje ose mbështetje të ideve të fashizmit, nazizmit, nacional-socializmit ose nëse janë të lidhura me Rajhun e Tretë.

Të mërkurën, një ditë para skadimit të afatit për ndryshimin e emrave, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka pritur në një takim drejtuesit e shoqatave bullgare në Maqedoninë e Veriut.

Gjorgi Trendafilov dhe Lupço Gjorgievski, thanë pas takimit se nga Osmani, kërkuan që të punohet për qetësimin e tensioneve, sepse “në atmosferë të tensionuar nuk është e mundur të sillen zgjidhje cilësore, racionale, në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.

“Ne e informuam atë [ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani] për përmbajtjen e bisedimeve me komisionarin evropian, Oliver Varhelyi, dhe me grupet nga Parlamenti Evropian, që do të përpiqen që së bashku me grupet e tyre politike këtu në Maqedoninë e Veriut, të ndihmojnë në qetësimin e tensioneve në marrëdhëniet Shkup-Sofje. Kështu, në një atmosferë më të relaksuar të fillojë zbatimi i dispozitave nga Marrëveshja me Bullgarinë dhe nga propozimi francez, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të fillojë zyrtarisht negociatat me BE-në”, tha Trendafilov.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me raportin e Këshillit të Evropës se nuk ka diskriminim sistematik në Maqedoninë e Veriut, Trandafilov tha se është e drejta e tij të mos pajtohet me këtë.

“Aktiviteti i bullgarëve të Maqedonisë së Veriut, do të jetë në funksion të relaksimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, tha ai.

Klubet bullgare me emrat “Cari Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, në katër muajt e fundit kanë shkaktuar tensione mes dy vendeve, pasi për palën maqedonase njihen si bashkëpunëtorë të Gjermanisë naziste dhe drejtues të luftërave për pushtimin e Maqedonisë së Veriut gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore.

Tensione u regjistruan edhe gjatë shënimit të 151-vjetorit të Goce Dellçevit, më 4 shkurt, një personaliteti nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë dy shtetet.

Në vitin 2017, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që synonte kapërcimin e dallimeve për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Por, në vend të kësaj, kjo marrëveshje përkeqësoi edhe më shumë raportet dhe bëri që Sofja në nëntor të vitit 2020 të vendos veto për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Vetoja bullgare u hoq më 16 korrik 2022, pasi Shkupi pranoi një propozim francez për zgjidhjen e dallimeve ndërmjet dy vendeve, megjithëse Maqedonia e Veriut duhet të ndryshojë edhe Kushtetutën e saj për përfshirjen e pakicës bullgare në të, pasi propozimi francez i jep mundësinë Sofjes që sërish të mund të bllokojë bisedimet me BE-në.

You Might Also Like

Stuhia e borës bllokon gati 1,000 alpinistë në shpatin lindor të malit Everest

Trump: Hamasi do të shkatërrohet plotësisht nëse refuzon të dorëzojë kontrollin e Gazës

Ushtari hero ukrainas ‘Rus’ vret 27 trupa ruse ndërsa ishte i rrethuara për 50 ditë

Putin paralajmëroi SHBA-në: Dorëzimi i raketave Tomahawk në Ukrainë do të ishte një fazë e re e përshkallëzimit

Moment i frikshëm – Vetëm pak sekonda e ndanë nga vdekja

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Papa i bën thirrje botës “të mësojë nga historia” mbi kërcënimet bërthamore

Kosova Times Kosova Times October 9, 2022
Dokumentohet brutaliteti i Kremlinit: Raporti i të Drejtave të SHBA-së detajon mizoritë ruse në Ukrainë, represionin e brendshëm
SHBA-ja thotë se është e gatshme të përgjigjet nëse trupat e saj bëhen cak i luftës Izrael-Hamas
Nis Java e Krenarisë me thirrjen “T’du qashtu qysh je!”
Ne Kine protestuesit përleshje me policinë në protestat kundër kufizimeve të ashpra për COVID
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?