By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Viçi i zier me kopër dhe makarona
October 5, 2025
Frikase dhie me shumë barishte dhe zarzavate sezonale
October 5, 2025
Autor i disa grabitjeve, arrestohet “skifteri” egjiptian, kamerat e sigurisë e kapën teksa…
October 5, 2025
Millosheviçi nuk ishte viktima e parë e “revolucionit me ngjyra” në botë
October 5, 2025
Moment i frikshëm – Vetëm pak sekonda e ndanë nga vdekja
October 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhandarmëria ndalon djathtistët që të hyjnë në Presidencën serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Xhandarmëria ndalon djathtistët që të hyjnë në Presidencën serbe
Rajon / Botë

Xhandarmëria ndalon djathtistët që të hyjnë në Presidencën serbe

Kosova Times
Last updated: 2023/02/15 at 10:22 PM
Kosova Times Published February 15, 2023
Share
SHARE

Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë parandaluar djathtistët që të hynin në ndërtesën e Presidencës serbe.

Paraprakisht, protestuesit larguan disa pjesë të rrethojave të vendosura pranë Presidencës dhe disa hodhën edhe vezë në drejtim të ndërtesës.

Ata u nisën drejt hyrjes kryesore të Presidencës, për siç thanë, dorëzuar kërkesat e tyre te Vuçiqi. Sipas tyre, kërkesa kryesore është ndërprerja e dialogut me Kosovën.

Disa pjesëmarrës në protestë, siç kanë raportuar gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë ngjarjen, kishin simbole të Wagner-it dhe shkronjën Z, që është bërë simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviq, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Protesta e djathtistëve serbë kundër Kosovës. Beograd, 15 shkurt 2023.
Protesta e djathtistëve serbë kundër Kosovës. Beograd, 15 shkurt 2023.

Knezeviq iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.

Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd.

Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.

“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar.

“Patrulla e Popullit” është organizatë që njihet për veprime kundër migrantëve dhe për organizimin e ngjarjeve në Beograd në mbështetje të Rusisë, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në nëntor të vitit 2022, lideri i kësaj organizate, Damjan Knezeviq, vizitoi Qendrën Wagner në Rusi.

Organizata që udhëheq Knezeviq ka bërë edhe një mural në Beograd në nderim të Wagner-it.

Serbia, edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka raporte të mira dypalëshe me Moskën.

You Might Also Like

Moment i frikshëm – Vetëm pak sekonda e ndanë nga vdekja

Një prezantuese e famshme televizive vdiq: Ajo kërceu nga kati i tretë

Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë njoftoi arrestimin e pesë organizatorëve të protestave në Tbilisi

Fidan: Aleanca kundër Turqisë në Mesdheun Lindor – Nëse nuk trajtohen me diplomaci, ato do t’i referohen ushtrisë

IDF: ‘900,000 palestinezë të evakuuar, qyteti i Gazës pothuajse i zbrazët’

Kosova Times February 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet administratori i plazhit të Vilë-Bashtovës, ku u mbytën babai me dy fëmijët

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Kurti priti deputetin britanik Sobel, folën për sigurinë dhe mbrojtjen
Zgjedhjet e parakohshme, opozita me qëndrime të ndryshme
Fyerjet e Kurtit ndaj LDK-së, Vetëvendosje gjobitet sërish nga PZAP-ja
Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?