By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gëzuar 15 vjetori i ngjarjes shekullore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gëzuar 15 vjetori i ngjarjes shekullore!
Opinion

Gëzuar 15 vjetori i ngjarjes shekullore!

Kosova Times
Last updated: 2023/02/17 at 9:06 AM
Kosova Times Published February 17, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Deri para 17 shkurtit 2008, shqiptarët e Kosovës i mbante shpresa, se pavarësimi i vendit do t’iu sjellte zhvillim ekonomik dhe mirëqenie familjare, hapje të vendeve të reja të punës, përmirësim të sistemit të drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, etj. 15 vjet më pas dëshirat u kthyen në dëshpërim, kurse shpresat në iluzione. Mbase ky është njëri ndër përvjetorët më të zbehtë të Pavarësisë së Kosovës për qytetarët e thyer shpirtërisht, të cilët çdo ditë po e braktisin Kosovën.

Jo, nuk është kjo Kosova për të cilën u luftua

Pas 24 vjetësh në liri dhe 15 vjetëve pavarësi, nuk është kjo Kosova e ëndrrave të veprimtarëve dhe atdhetarëve që punuan ditë e natë pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, por nuk është as ëndrra e heronjve dhe dëshmorëve që u flijuan për lirinë e atdheut.

Kosova e sotme jo vetëm që nuk është ëndrra e dëshmorëve, nuk ka mbetur as si surrogat i dëshirave të qytetarëve për të jetuar në shtetin për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan jashtëzakonisht shumë.

I gjithë ky dëshpërim dhe zhgënjim i qytetarëve, ka ardhur si pasojë e katandisjes së shtetit nga liderët shtetërorë dhe partiak, nga politikanët e papërgjegjshëm që abuzuan me gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e lirisë në përgjithësi.

Pothuajse të gjithë liderët shtetërorë të pasluftës abuzuan me pushtetin, zhvatën buxhetin, shantazhuan investitorët e jashtëm, degraduan dhe shkatërruan institucionet shtetërore, e shkatërruan në themel bërthamën e shtetit-familjen me ndarjen dhe përçarjen në disa parti, duke e vrarë kështu shpresën dhe ardhmërinë për jetë në këtë vend.

Populli e di mirë kush janë atdhetarët e vërtetë dhe kush janë abuzuesit e gjakut të dëshmorëve, kush janë hajnat dhe kusarët politikë që u pasuruan mbi gjakun e pastër të dëshmorëve, mbi vlerat më sublime të lirisë sonë dhe me djersën në vlerë gjaku të mërgimtarëve, të cilët dhanë gjithçka që patën për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Vënitja e shpresave nga klasa kancerogjene politike

Mirëpo, nga viti në vit, shpresat e qytetarëve u veniten, u shndërruan në iluzione, shkaku i keq-qeverisjeve, rritjes së krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit në të dyja nivelet e pushtetit si dhe dukurive të shumta negative.

Kështu, Republika e Kosovës nga një shtet për të gjithë qytetarët u kthye në një shtet të pushtetarëve, oligarkëve politik dhe ekonomik, hajdutëve, kriminelëve dhe grupeve të interesit.

Varfëria dhe papunësia, pagat e ulëta dhe pasiguria në sektorin privat janë shkaktarët e largimit të popullatës nga Kosova, mirëpo, strumbullarë i gjitha të këqijave është klasa e dështuar politike, e shndërruar në sindromë kancerogjene për shtetin e Kosovës.

Në këtë 15 vjetor të shtetit të pranuar ndërkombëtarisht, Kosova është shndërruar në një burg kolektiv, pa liberalizim të vizave për qytetarët, të cilët çdo ditë po ikin nga ky vend duke rënkuar dhe mallkuar politikanët që ua bënë jetën ferr dhe ua thyen të gjitha shpresat për jetë në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Prandaj, pa largimin e kësaj klase kancerogjene nga skena politike, pa depolitizimin e institucioneve të pavarura dhe pa rimëkëmbjen ekonomike të vendit, është iluzive të priten ndryshime pozitive, e aq më pak të parandalohet shpërngulja e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore.

Megjithatë, në çdo përvjetor të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet të kthejnë kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë aktive paqësore dhe periudhës së lavdishme të luftës së UÇK-së, për të kujtuar dhe nderuar gjakun e dëshmorëve të lirisë sonë.

Pra, pavarësia e Kosovës është produkt i sakrificës së shumë brezave, rezistencës aktive paqësore dhe luftës çlirimtare. Binomi, Ibrahim Rugova- Adem Jashari janë binomi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës e 17 shkurtit 2008 është e arritura më e madhe historike e shqiptarëve në këto 110 vjetët e fundit.

Gëzuar 15 vjetorin e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Lavdi për jetë dhe mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times February 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Verkhovna Rada miratoi projektligjin për mobilizimin në leximin e parë

Kosova Times Kosova Times February 7, 2024
Sanksionet e reja amerikane lanë pa turbina Power of Siberia dhe Turkish Stream
Kim Jong Un kercenon serish: Tani është koha për të qenë gati për luftë, ne do t’i japim një goditje vdekjeprurëse armikut
Sulmi me dron rus vret një burrë në rajonin e Kievit, 4 të plagosur
“Kryeministër hajvan”, policia del në vendin ku u shkrua grafiti kundër Kurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?