By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërtimet e egra, “vrimë e errët” për sigurinë e objekteve në Maqedoninë e V.
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ndërtimet e egra, “vrimë e errët” për sigurinë e objekteve në Maqedoninë e V.
Rajon / Botë

Ndërtimet e egra, “vrimë e errët” për sigurinë e objekteve në Maqedoninë e V.

Kosova Times
Last updated: 2023/02/18 at 5:32 PM
Kosova Times Published February 18, 2023
Share
SHARE

Në aspektin ligjor, Maqedonia e Veriut i plotëson standardet e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian në ndërtimin e objekteve rezistuese nga tërmetet, por sfidë mbetet respektimi i tyre në praktikë.

Goran Markovski, dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, thotë për Radion Evropa e Lirë se investitorët arrijnë t’i shmangen respektimit të plotë të ligjeve, falë mungesës së kontrolleve të vazhdueshme në teren nga ana e autoriteteve zyrtare për inspektim.

“Ligjet në Maqedoninë e Veriut respektohen, por jo plotësisht, ashtu siç nuk respektohen plotësisht edhe procedurat në lëmin e ndërtimtarisë…”, thotë Markovski.

Isak Idrizi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin Nënë Tereza thotë se duhet krijuar kultura e përgjegjësisë gjatë ndërtimit duke respektuar çdo pjesë të këtij zinxhiri, nga përgatitja e dokumentacionit për leje ndërtimi, deri në dorëzimin e objektit të ndërtuar.

“Unë kam shumë druajtje pasi në realizimin e objekteve në punishte nuk respektohen kriteret e ndërtimit siç duhet. Nga ana formale është e rregulluar çështja e bashkërendimit të më shumë instancave gjatë ndërtimit, por në praktikë çalojmë”, thotë ai, dhe shton se ende ka “vetëdije të ulët për pasojat” e këtyre ndërtimeve.

Për Markovskin, problem sa i përket qëndrueshmërisë së objekteve afariste dhe atyre të banimit paraqesin ndërtimet e egra, të cilat siç thotë ai , janë “vrimë të errët” në lëmine e ndërtimtarisë.

Ai thotë se këto ndërtime, meqë bëhen ilegalisht, kryhen pa filtrin e inspektimeve në respektimin e projektit dhe cilësisë së materialit ndërtimor.

“Për sa i përket kualitetit, pasi askush nuk ka qasje gjatë ndërtimin të objekteve të egra, është shumë vështirë të flitet për cilësinë e ndërtimit. Mbase mund të këtë përjashtime ku respektohen standardet, por në përgjithësi këto objekte lënë për të dëshiruar”, thotë Markoski.

Ndërsa Idrizi thotë se krahas respektimit të ligjeve për ndërtim, duhet hapur rrugë ligjore për vendosjen e sistemeve për mbrojtjen sizmike të strukturës së objekteve, që sipas tij, në atë rast objektet mund të pësojnë dëmtime, por do të mbeten të qëndrueshme.

“Në shumë vende të botës këto elemente tashmë instalohen, për urat, spitalet si dhe objektet shumëkatëshe… Kjo zbatohen në vendet e zhvilluara të botës, por tek ne akoma as që flitet për këtë”, thotë ai.

Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm thotë se nën kompetencë të këtij institucioni është kontrollimi i procedurave për dhënien e lejes së ndërtimit. me të gjitha procedurat për mbrojtjen sizmike, si dhe kontrollin e punës së mbikëqyrjes për objektet me rëndësi për Maqedoninë e Veriut.

Ata thonë se sfidë ne vete mbeten ndërtimet pa leje, si dhe objektet që janë legalizuar përmes Ligjit për trajtimin e objekteve të paligjshme.

Inspektorati shton se vazhdimisht ka apeluar që të mos lejohet legalizimi i objekteve të egra me vetëm me raport gjeodezik, duke theksuar se statika, gjegjësisht qëndrueshmëria sizmike janë ato që garantojnë sigurinë e objekteve në plan afatgjatë.

“Me fjalë të tjera, Ligji i ri për legalizimet nuk duhet të lejohet të përmbajë sërish nene në kundërshtim me Ligjin për ndërtimet, sa i përket rezistencës mekanike, qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes sizmike. Të mos lejojmë që pamjet nga Turqia dhe Siria të shihen në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në përgjigjen e tyre për REL-in.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times February 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aksident rrugor në Potenza, tre tifozë të Foggia të vdekur. Ata ishin 13, 17 dhe 21 vjeç

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
DW: Netanyahu donte të ndante palestinezët, por ndau izraelitët
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik
ShBA-ja ka prova të pranisë së forcave iraniane në Krime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?