By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ballkani me fitore të rëndësishme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ballkani me fitore të rëndësishme
Sport

Ballkani me fitore të rëndësishme

Kosova Times
Last updated: 2023/02/19 at 4:05 PM
Kosova Times Published February 19, 2023
Share
SHARE

Ballkani ka mposhtur Drenicën me shumë vështirësi me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi shumë më mirë për skuadrën mysafire, ku vetëm pas tetë minutave lojë kuqezinjtë gjetën golin.

Ishte sulmuesi Archange Bintsouka që pranoi një top të bukur në zonë dhe me një goditje edhe më të bukur realizoi për 0-1.

Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 17 minuta, kur vendasit gjetën golin e barazimit.

Sulmuesi Albion Rrahmani realizoi një gol të bukur për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që kërkonin me ngulm golin e epërsisë.

Ballkani krijoi disa raste të mira me Gripshin, Rrahmanin e Korenicën, por pa sukses.

Rast të artë pati mesfushori rahovecas Meriton Korenica kur në minutën e 68 qëlloi shtyllën pas një gjuajtje të fortë.

Ballkani e gjeti golin e fitores në minutën e 89-të, kur pas një asistimi fantastik nga Nazmi Gripshi, ishte sulmuesi Albion Rrahmani që realizoi për 2-1.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Ballkani ndali pikët e plota në shtëpi.

Pas kësaj fitore Ballkani kthehet në krye të tabelës me 44 pikë, derisa Drenica mbetet e teta në tabelë me 20 pikë.

Në xhiron e 21-të, Ballkani luan në udhëtim te Trepça ’89, derisa Prishtina pret Gjilanin në Skenderaj.

You Might Also Like

Edhe Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Peja mposht bindshëm Rahovecin

Bashkimi mposht Prishtinën në derbin e fundjavës

Italianët të indinjuar nga zgjedhja e ofertës kulinare për ZOI-n

Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit

Kosova Times February 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vritet një oficer i hetimit kriminal pranë Shën Petersburgut: Çfarë dihet

Kosova Times Kosova Times April 23, 2025
Studentët në Shkup protestojnë ndaj vonesës së bursave
Trupat ukrainase mbrojnë qytezën me armën që ia morën Rusisë
Rusia thotë se ka penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë
Supremja refuzon ankesën e Iniciativës Qytetare për Skenderajn
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?