By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë flet rreth kthimit në punë të zyrtarëve të suspenduar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë flet rreth kthimit në punë të zyrtarëve të suspenduar
Lajme

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë flet rreth kthimit në punë të zyrtarëve të suspenduar

Kosova Times
Last updated: 2023/02/19 at 6:45 PM
Kosova Times Published February 19, 2023
Share
SHARE

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar kthimin në punë të zyrtarëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të suspenduar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në laboratorin e Toksikologjisë.

Genc Nimoni, shef i kabintetit të Ministrisë së Drejtësisë ka thënë se bazuar në Ligjin për shërbyes publikë, në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë të formuara dy komisione: komisioni disiplinor dhe komisioni për ankesa.

“Siç jeni në dijeni, komisioni disiplinor ka suspenduar zyrtarët në fjalë mirëpo të njëjtit janë kthyer nga komisioni i ankesave” – thuhet në përgjigjen e Genc Nimonit.

Tutje, në përgjigje Ministria thekson se legjislacioni në fuqi nuk i jep kompetencë ministres apo kabinetit lidhur me rastet e tilla.

“Të dy komisionet kanë pavarësi në vendimmarrje. Siç jeni në dijeni, në rastin e zhdukjes së mostrave në laboratorin e toksikologjisë, Ministrja Haxhiu, ka njoftuar prokurorin dhe ka kërkuar nga drejtori i IML që konform ligjit dhe përgjegjësisë për të ndërmarrë veprime në lidhje me rastin” – thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

“Pavarësisht ndjeshmërisë së rastit, si Ministri, nuk kemi asnjë kompetencë për kthimin apo mos kthimin e tyre në vendin e punës, pavarësisht që ne nuk pajtohemi me vendimin e tyre” – ka shtuar Ministria, duke uruar që Prokuroria Speciale e Kosovës sa më shpejt t’i adresojë përgjegjësit në mënyrë që ata të ndiqen penalisht.

Në lidhje me kthimin e katër zyrtarëve të IML-së në vendin e punës, Kallxo ka kontaktuar edhe me drejtorin e Institutit, Dritor Haliti, mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur.

Më 8 dhjetor 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se janë zhdukur provat për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Ministria e Drejtësisë më pas njoftoi se ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së në lidhje me rastin.

Sipas njoftimit, komisioni disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore kishte marrë vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore. /Kallxo/

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times February 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kush është Xhihadi Islamik që Izraeli e akuzon për shpërthimin në Gazë?

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij
Rizvanolli dhe FMN diskutojnë zhvillimin e projekteve konkurruese për energji të erës prej 150 MW
Këto dokumente nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen
Shtohet personeli mjekësor në Gjilan, Hyseni premton shërbime cilësore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?