By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gruda: Prokuroria të intervistojë Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për Rastin Dehari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gruda: Prokuroria të intervistojë Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për Rastin Dehari
Lajme

Gruda: Prokuroria të intervistojë Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për Rastin Dehari

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 1:08 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda në një konferencë për media ka kërkuar të zbardhet rasti i zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Gruda i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit të intervistoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas daljes në publik të fakteve të reja dhe ndërhyrjeve të Qeverisë në këtë rast.

“Rasti Dehari, është një rast tragjik, më të cilin nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë, prandaj kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të intervistoj Kryeministrin Kurti dhe Ministren Haxhiu për të zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduku mostrat e rastit Dehari, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Prandaj, kërkojmë drejtësi për Rastin Dehari”, tha ai.

Sipas Grudës, Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu duhet ta sqarojnë opinionin publik se pse po heshtin karshi akuzave që i përfshijnë në mënyrë direkte ata në krimin e zhdukjes së mostrave të Rastit Dehari.

“Ditëve të fundit, opinioni publik është njoftuar më fakte të reja në lidhje me zhdukjen e mostrave të rastit Dehari në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë Ministrisë e Drejtësisë. Pretendimet e ngritura, që përfshin në këtë rast Kryeministrin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, si pjesëmarrës në zhdukjen e këtyre mostrave në në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu duhet të sqarojnë opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, cilat veprime janë ndërmarrë deri tani për të zbardhur të vërtetën e plotë rrethanat e zhdukjes së këtyre provave? Pse po heshtin karshi akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte në krimin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari?”, shtoi ai.

Po ashtu, PDK shpreh shqetësimin për sulmet e vazhdueshme të Ministres Haxhiu mbi organet e pavarura të sistemit të drejtësisë, duke shpërfaqur kështu mendësinë totalitare që po qeverisë me Kosovën.

“Në seancën gjyqësore ku ishte e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, ajo i bëri presion publik prokurorit të çështjes duke i kërkuar që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj.“Dorëzohu, s’është vonë”, i tha ajo prokurorit. Kur është vonë që prokurori të tërhiqet? Kur të dënohet Ministrja Haxhiu? Kjo është pyetja që duhet të bëjmë ne të gjithë. Kjo nuk mund të ndodhë në një vend demokratik. Zonja Haxhiu nuk duhet të harroj se përveç që është e akuzuar në këtë rast, ajo është dhe Ministre e Drejtësisë. Një koment i tillë është qartazi ndërhyrje në drejtësi dhe presion mbi organin e akuzës. Ministrja Haxhiu nuk u ndal me kaq. Pasi si e pandehur i dha urdhër prokurorit që të dorëzohet, ajo e sulmoi opozitën duke thënë që ose duhet të bashkëpunojnë me ne, ose duhet të heshtin, duke shpërfaqur kështu mendësinë totalitare që po qeverisë me Kosovën. Më lejoni të jem i qartë për të gjithë: Ne, as nuk do të heshtim as nuk do të dorëzohemi”, theksoi Gruda. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dita e Përkujtimit të Alexei Navalny Një faqe interneti është shfaqur ku mund të ndizni një qiri në kujtim të politikanit të vrarë

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Numri i shkencëtarëve të rinj në Rusi është ulur me 25% gjatë 10 viteve
“Realiteti më ra fytyrës shpejt”: Sfidat e rritjes së një biznesi nga zeroja
Top-ligat evropiane rikthehen me duele joshëse
Anija mallrash rumune u vu nën zjarr në portin ukrainas të Reni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?