By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia bullgare ndalon një minibus me 43 emigrantë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Policia bullgare ndalon një minibus me 43 emigrantë
Rajon / Botë

Policia bullgare ndalon një minibus me 43 emigrantë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 2:14 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Policia bullgare ka ndaluar të dielën një minibus me 43 emigrantë pranë qytetit Ikhtiman, sipas agjencisë së lajmeve BTA. Më vonë, të hënën në mëngjes, prokurorja e distriktit të Sofjes, Natalia Nikolova, tha për bTV se dhjetë nga emigrantët ishin fëmijë.

Lajmi vjen pasi 18 emigrantë u gjetën të mbytur në një kamion të braktisur pranë fshatit Lokorsko të Sofjes të premten. 34 persona të tjerë u gjetën në gjendje të rëndë.

Sipas Nikollovës, minibusi i sekuestruar të dielën u pajis me karburant, por shoferi nuk pagoi. Një makinë patrullimi e kapi dhe policia konstatoi se në furgon kishte emigrantë. Dy nga fëmijët janë të moshës 8 dhe 12 vjeç dhe udhëtonin me babanë e tyre, ndërsa shtatë të mitur të tjerë udhëtonin të vetëm.

Të gjithë emigrantët janë në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse kishin qenë duke qëndruar në një hapësirë të vogël.

Pas ngjarjeve të së premtes, shtatë persona janë arrestuar. Të hënën, Prokuroria e Sofjes do të kërkojë arrestimin e përhershëm të pesë prej tyre. Ata akuzohen për bashkëpunim në vdekjen e 18 emigrantëve.

Të dielën një tjetër person u ndalua në Greqi si bashkëpunëtor në këtë krim. Autoritetet greke do të shqyrtojnë mundësitë se si ta ekstradojnë atë në Bullgari, tha për BTA zëvendësprokurori i Sofjes, Hristo Krastev.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm, Borislav Sarafov, njoftoi të premten se emigrantët kaluan kufirin duke përdorur një shkallë, pastaj kaluan disa ditë në pyll afër qytetit të Yambol dhe më pas u ngarkuan në minibus.

Të gjithë pasagjerët ishin burra të moshës 13 deri në 35 vjeç, shumica e tyre nga Afganistani. Asnjë prej tyre nuk posedonte dokumente identifikimi, ndaj të gjitha informacionet që autoritetet kanë për ta vijnë nga vetë rrëfimet e 34 të mbijetuarve.

Ata donin të transportoheshin në Serbi, prej nga do të vazhdonin rrugën për në Evropën perëndimore. Hetimi i autoriteteve bullgare zbuloi se emigrantët paguanin nga 5.000 deri në 7.000 euro për transport. Kreu i grupit merrte nga 500 deri në 1.000 euro për person, ndërsa shoferët 100 euro për emigrant të transportuar.

Në vitin 2015, në një rast të ngjashëm, trupat e 71 emigrantëve u gjetën në një kamion të braktisur në Austri. Më pas, katër trafikantë njerëzish u dënuan me burgim të përjetshëm, duke përfshirë një afgan, udhëheqës i grupit, dhe tre bashkëpunëtorë bullgarë.

Ata u shpallën fajtorë për trafikim të organizuar të qenieve njerëzore dhe vrasje. Ata refuzuan të ndalonin kamionin dhe të hapnin dyert për të lejuar qarkullimin e ajrit, pavarësisht lutjeve të njerëzve të ngjeshur brenda.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Kosova Times Kosova Times June 8, 2025
Himni i Kosovës intonohet në palestrën ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore
Ndërroi jetë Slava Zaitsev, stilisti i famshem sovjetik dhe rus
Brammertz ne Beograd: “Ka një numër të konsiderueshëm të rasteve të krimeve të luftës që duhet të transferohen nga BiH në Serbi, dhe Vuçiq është…”
Guvernatori Ismaili takime me zyrtarë të FED-it në Nju-Jork, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?