By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse po i rrit shqetësimet qëndrimi i Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pse po i rrit shqetësimet qëndrimi i Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Rajon / Botë

Pse po i rrit shqetësimet qëndrimi i Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/20 at 1:59 PM
Kosova Times Published February 20, 2023
Share
SHARE

Pothuajse një vit pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë, tani po ngrihen dyshime të reja mbi gatishmërinë potenciale të Kinës për t’i ofruar Moskës ndihmë ushtarake në luftën që po vazhdon.

Në një intervistë që u publikua të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se inteligjenca amerikane ka sugjeruar se Kina është duke e shqyrtuar mundësinë e furnizimit me armatim për Rusinë. Ai tha se një përfshirje e tillë në luftën e Rusisë do të ishte “problem serioz”.

Kina ka refuzuar ta kritikojë Rusinë për veprimet e saj dhe madje nuk ka pranuar as ta quajë pushtim. Ndërkohë, ajo insiston se duhet të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i çdo vendi. Pyetja tani është se a do të jetë Kina e gatshme të kalojë nga mbështetja retorike në përkrahje materiale.

Më poshtë mund të lexoni se ku qëndron Kina në konfliktin Rusi-Ukrainë:

A e përkrah Kina luftën e Rusisë në Ukrainë?

Kina ka mbajtur një qëndrim shpeshherë kontradiktor lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kina thotë se Rusia ishte provokuar të ndërmarrë një veprim shkaku i zgjerimit të NATO-s. Vetëm pak javë para pushtimit të 24 shkurtit të vitit 2022, presidenti kinez Xi Jingping e priti presidentin rus në Pekin për hapjen e Lojërave Olimpike. Në atë kohë, dy palët kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët ku u zotuan për miqësi “pa limite”. Që nga atëherë, Kina i ka injoruar kritikat e perëndimit dhe e ka ribërë këtë zotim.

Por, Kina ende nuk e ka konfirmuar vizitën që Putini ka thënë se e pret nga Xi këtë pranverë.

Viti që ndryshoi marrëdhëniet ruso-kineze

Kina është “duke tentuar ta mbajë mirë në dy anët”, tha Blinken të dielën për NBC. “Publikisht, ata e prezantojnë veten si shtet që kërkon paqe për Ukrainën. Por, privatisht, siç thash, ne tashmë i kemi parë gjatë muajve të fundit masat e ndihmës jo vdekjeprurëse që ndihmojnë drejtpërdrejt luftën e Rusisë”.

A i ka ofruar Kina mbështetje materiale Rusisë?

Deri më tani, përkrahja e Kinës për Rusinë ka qenë retorike dhe politike, pasi që Pekini i ka penguar tentimet për ta dënuar Moskën në Kombet e Bashkuara.

Blinken, gjatë një konference në Munih të Gjermanisë, tha se SHBA-ja ka qenë e shqetësuar që një kohë të gjatë për ndihmën materiale që mund t’ia japë Kina Rusisë dhe se “ne kemi informata shqetësuese se ata janë duke e shqyrtuar mundësinë e ofrimit të përkrahjes vdekjeprurëse për Rusinë në luftën kundër Ukrainës”.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Blinken zhvilloi bisedime me Wang Yi, zyrtarin më të lartë për politika të jashtme në Partinë Komuniste të Kinës, në një takim që nuk dha shpresa për përmirësime lidhur me luftën në Ukrainë.

“Ishte e rëndësishme për mua që ta ndaj qartazi me Wang Yi se një gjë e tillë do të ishte problem serioz”, tha Blinken, duke iu referuar mbështetjes ushtarake për Rusinë.

Blinken: Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj lidhur me përkrahjen potenciale që Kina mund t’ia japë Rusisë, duke thënë se kjo “do të ishte një vijë e kuqe”.

Forcat ruse dhe kineze kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake pas nisjes së luftës në Ukrainë. Së fundi, ata kishin dërguar anije për disa stërvitje me flotën e Afrikës së Jugut.

Çfarë ka thënë Kina lidhur me këtë çështje?

Pas takimit mes Wang dhe Blinken, ministri i Jashtëm i Kinës lëshoi një deklaratë ku thuhej se Kina gjithmonë ka luajtur një rol konstruktiv në konfliktin në Ukrainë duke i qëndruar besnike principeve të saj, duke inkurajuar paqe dhe negociata.

Ministri tha se partneriteti mes Rusisë dhe Kinës është i bazuar në principe kundër konfrontimeve dhe shënjestrimit të palëve të treta, ndërsa shtoi se SHBA-ja po i shtonte “benzinë zjarrit për ta shfrytëzuar rastin për përfitim”.

Pekini thotë se ka vazhduar marrëdhënien normale tregtare me Rusinë, përfshirë këtu blerjen e naftës dhe gazit, njëjtë si disa vende të tjera si India. Megjithatë, kjo tregti cilësohet si një ndihmë ekonomike për Moskën. Por, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë rast i ndihmës së drejtpërdrejtë nga Kina për ushtrinë e Rusisë sikur rasti i Iranit me shitjen e dronëve.

Çfarë mund të ndodhë nëse Kina e ndihmon Rusinë?

“Me sa dimë ne, ata nuk e kanë kaluar këtë kufi ende”, tha Blinken për NBC të dielën.

Blinken nuk e specifikoi se çfarë masa mund të marrë ShBA-ja si kundërpërgjigje nëse Kina ndihmon materialisht Rusinë.

Për Kinën, problemi më i ndjeshëm është përkrahja e ShBA-së për Tajvanin, ishullin vetëqeverisës që Pekini e konsideron si territor të vetin që mund të merret në kontroll përmes forcave ushtarake nëse cilësohet e nevojshme.

SHBA do t’i shesë sistem kundërtank Tajvanit të kërcënuar nga Kina

Ndërkohë, anëtarët e Kongresit të SHBA kanë bërë thirrje për ndalimin e TikTok dhe platformave të tjera të rrjeteve sociale në pronësi kineze, si dhe për rritje të sanksioneve ndaj firmave kineze të mbështetura nga Partia Komuniste, e cila posedon kontrollin përfundimtar mbi ekonominë kineze dhe shtyp median e pavarur dhe zërat opozitar.

You Might Also Like

Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’

Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri

Kush është presidenti i ri rumun?

Vendet e BE-së bien dakord të krijojnë një fond mbrojtës prej 150 miliardë eurosh 2 orë më parë

Joe Biden flet pasi u diagnostikua me kancer, duke postuar një mesazh të shkurtër dhe një foto me gruan e tij

Kosova Times February 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu kosovar arrestohet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Aeroporti rus në Kazan e pezullon punën përsëri
Alvaro Djalo zgjedh klubin e njohur spanjoll
Trupat e tre izraelitëve të vrarë nga Hamasi janë gjetur nga ushtria izraelite
Shfaqet Video: Lavrov doli nga tualeti në Suedi i shqetësuar – “Është çnjerëzore…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?