Haki Abazi, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, është paraqitur sot në Prokurorinë e Shtetit për tu marrë në pyetje.
Paraqitja e tij është bërë me thirrje të Prokruroisë Speciale dhe do të merret në pyetje nga prokurori Afrim Shefkiu.
Kjo pas deklaratave të Abazit në lidhje me zhdukjen e mostrave të rastit “Dehari”.
Gjithashtu, perfaqesuesi ligjor i familjes Dehari, avokati Tomë Gashi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të marrë pjesë në marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.
Por avokati Gashi tha se ende nuk ka marrë përgjigjje nëse atij do t’i lejohet pjesëmarrja në këtë proces, ndonëse deklaroi se do të qëndrojë para prokurorisë.