By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Edil Sinani” fitues i 17 Shkurtit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > “Edil Sinani” fitues i 17 Shkurtit
Sport

“Edil Sinani” fitues i 17 Shkurtit

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 2:30 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Festimi i 17 shkurtit, i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte motivi i organizimit të shumë aktiviteteve të larmishme në Itali dhe të gjitha shtetet euro-perëndimore nga ana e mërgatës sonë. Përderisa shoqata dhe grupe bashkatdhetarësh organizuan koncerte dhe mbrëmje festive, një grup i të rinjve kosovarë nga Rovato (Lombardia-Itali), më datën 19 shkurt 2023 organizuan një Turnir madhështor në Futboll të Vogël.

Garë në frymën e lartë sportive

Në Sallën e Sporteve në Rovato, në një ambient të bukur festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj kombëtar dhe të shtetit të Kosovës u zhvilluan ndeshjet kualifikuese mes 16 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe të turnirit në Futboll të Vogël për nder të festës Pavarësisë së Kosovës.

Turniri fillojë me intonimin e himnit të shtetit të Kosovës, ndërsa më pas, organizatori Arbër Llugagjiu i përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falënderuar për pjesëmarrje, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë këtij turniri.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Damar dhe Edil Sinani ishte një finale e bukur dhe e papërsëritshme.

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e rrëmbeu ekipi nga Treviso, Edil Sinani, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues shumë të merituar, por në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet, të cilat me pjesëmarrjen e tyre e nderuan festën e pavarësisë dhe gjakun e dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turnirët e Futbollit të Vogël të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë ura lidhëse mes të rinjve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siç ishte ky në Rovato, ku përves 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet i përcjellën edhe rreth 500 futbolldashësh, numër ky i dëshiruar, por i paarritshëm për aktivitet e tjera mërgatës në këtë pjesë të Italisë.

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.

Me motivacionin, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, me mirënjohje u nderuan: Florim Lumi, Jetullah Bytyqi dhe Arton Berisha (veteran të UCK-së), Fadil Bajraktari (mysafir nderi, veprimtarë dhe organizatorë i shumë turnirëve), Florim Zeqa (gazetarë) dhe Lulzim Fana (kameraman i RTV 21). Me mirënjohje u nderua edhe lojtari më i ri i turnirit, Meriton Bajraktari.

Vlenë për të përmendur sponsorët të cilët me mjete financiare e ndihmuan organizimin e këtij turniri; Fratelli Berisha SRL, Noli Ponteggi SRL, Edil Ponte SRL, Nove Coperture SRL, Grupo Mirsad, Vali Costruzioni SRL dhe Rino Pavimntazioni SRL.

Kur jemi në këtë segment të kontributdhënësve, vlen të theksuar edhe ata që i mbuluan shpenzimet e darkës së organizuar pas përfundimit të turnirit; Vëllezërit Berisha, Kastriot Thaqi, Arbnor Llugagjiu, Mirsad Jahaj, Noli Ponteggi dhe Adnan Podrimqaku.

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

-Golashënuesi i parë, Fatmir Osmani,

-Lojtari më i mirë, Amir Imamoviq,

-Portieri më i mirë, Davide Vengieri.

Lojtari më i vjetër i këtij turniri ishte veterani i futbollit, portieri i ekipit “Edil Sinani”, z. Xhemajli Hajdaraj.

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para:

-Vendi i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit “Damar”,

-Vendi i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit “Edil Sinani”.

Kur jemi në këtë segment, duhet falënderuar edhe referin profesionist, Giammarinaro Nicola, i cili është meritorë për mbarëvajtjen e ndeshjeve të këtij turniri.

Ky shkrim do të mbetej i mangët pa i përmendur emrat e 16 ekipeve pjesëmarrëse:

1)    Fratelli Berisha SRL,

2)    Mirsad Group,

3)    Antegnate,

4)    Noli Ponteggi SRL,

5)    Vali Costruzioni SRL,

6)    Euro Ponte SRL,

7)    Rino Pavimentazioni (Vicenza),

8)    Nuove Coperture SRL,

9)    A.R. Ponteggi,

10)  Hotel Maderno,

11)  Edil Sinani (Treviso)

12)  Black Eagles (Bergamo),

13)  Alpi Coperture,

14)  Balaj Group,

15)  Damar,

16)  Edil Ponte.

Turniri në Futboll të Vogël për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës, e dëshmoj se për të rinjtë shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjtë nga Treviso dhe Rovato (Lombardia) ka vite që bashkëpunojnë mes vete, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 600-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjtë janë gjaku më i pastër dhe arteria jonë më e shëndoshë kombëtare.

Pavarësia e Republikës së Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i rezistencës së gjatë paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.

Pavarësia e 17 shkurtit 2008 është e arritura më e madhe historike e shqiptarëve në këto 110 vjetët e fundit.

Krejt në fund ia vlen për të theksuar se, kësaj radhe, këtë turnir e përcjellën dy televizione: Televizioni Diaspora me korrespondentin e rregullt nga Italia, gazetarin Florim Zeqa dhe RTV 21 me kameramanin e mirënjohur Luzim Fana i cili me kureshtje të madhe dhe në mënyrë profesionale i përcjelli të gjitha ndeshjet e këtij turniri si dhe ndarjen e mirënjohjeve nga ana e organizatorit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kaqusha Jashari e lidhur ngushtë me hendbollin dhe sportin`

Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe

Drita kampione e Kosovës, Ferizaj fundos Suharekën

Ademi: 9 vjet në UEFA – krenari, fuqizim dhe vendosmëri drejt së ardhmes

Ademi pret Jasharin: FFK do të luftojë pa kompromis çdo akt diskriminues

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rritet vlera e pasaportës së Kosovës

Kosova Times Kosova Times February 15, 2023
Kurti në mbledhjen e Këshillit të VV-së: Të angazhohemi bashkërisht për të mirën e Kosovës
Çfarë do të ndodhë në luftën në Ukrainë pas tërheqjes ruse nga Hersoni?
Eksperti rus për Marrëveshja e Ohrit dhe ndikimin e saj në marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit
Porno filmat i shuajnë karrierën deputetit të SPS-së gjatë seancës për Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?