By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sergiy Maslichenko emërohet udhëheqës i ri i BERZh-it në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Sergiy Maslichenko emërohet udhëheqës i ri i BERZh-it në Kosovë
Lajme

Sergiy Maslichenko emërohet udhëheqës i ri i BERZh-it në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/21 at 2:36 PM
Kosova Times Published February 21, 2023
Share
SHARE

Maslichenko, shtetas i Ukrainës me përvojë në financime të gjelbra, do të jetë i vendosur në Prishtinë

BERZh-i ka emëruar Sergiy Maslichenko si Drejtor i Asociuar, Udhëheqës për Kosovën, duke filluar nga 20 shkurti 2023.

Sergiy do të jetë i vendosur në Prishtinë dhe do të drejtojë operacionet e Bankës në Kosovë, ku BERZh-i ka investuar pothuajse 600 milionë euro që kur u bë vend i operacioneve në vitin 2012.

Sergiy Maslichenko ka punuar për BERZh-in në Kiev, Ukrainë, në vitet 2007-2019 në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar reformën e politikave dhe projektet e investimeve. Në dy vitet e tij të fundit në këtë departament, ai shërbeu si drejtor i bordit të Fondit të Gjelbër për Rritje. Në periudhën 2019-2020 ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Energjisë dhe Mjedisit i Ukrainës, dhe më vonë ka themeluar dy platforma financimi për klimën.

Kthimi i Sergiy në BERZh dhe emërimi në Kosovë vijnë në kohën kur investimet e Bankës në Kosovë po fokusohen gjithnjë e më shumë në energjinë e gjelbër dhe dekarbonizimin e ekonomisë. Vitin e shkuar, 80 për qind e investimeve vjetore të Bankës, që kapën vlerën 91 milionë euro, ishin të dedikuara për energji të gjelbër, efiçiencë të energjisë në ndërtesa, linja të kreditit për NVM për investime në efiçiencën e energjisë dhe projekte të tjera të tranzicionit me karbon të ulët.

Së fundi, rreth një e treta e konsumit të përgjithshëm në Kosovë plotësohet nga energjia e ripërtërishme, duke përfshirë hidro, erë dhe solar, dhe biomasë.

Sergiy Maslichenko tha: “Jam shumë i nderuar të udhëheq punën e rëndësishme të BERZh-it në Kosovë – një vend i ri me potencial të lartë. Mezi pres të punoj së bashku me Qeverinë e Kosovës, komunitetin e biznesit dhe shoqërinë civile për të mbështetur rritjen ekonomike të vendit, ndërtimin e një ekonomie të gjelbër dhe reziliente dhe forcimin e integrimit rajonal dhe investimeve të huaja.”

Udhëheqësi i mëparshëm i BERZh-it në Kosovë, Neil Taylor, i cili e mbajti këtë pozitë për pesë vjet, ka kaluar në një pozitë në selinë e BERZh-it në Londër duke u fokusuar në transformimin organizativ.

Strategjia aktuale e BERZh-it për Kosovën, e miratuar në janar 2022, fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, kalimin në ekonominë e gjelbër dhe forcimin e integrimit dhe lidhshmërisë rajonale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

DhTIK e shqetësuar për mosveprimin e ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës

Kosova Times February 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KMDLNj-qytetarëve të Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi deri në qetësim të situatës

Kosova Times Kosova Times June 14, 2023
Rama: Kurti në Samitin e Berlinit në Tiranë do të jetë i ftuar, atje është në shtëpinë e vet
ShBA: Rusia do t’i ofrojë Koresë Veriore ushqim, në këmbim të armëve
“Gjendje katastrofike” në spitale: Mjekët në Gazë refuzojnë evakuimin
Hamza premton rritje pagash për 50% dhe digjitalizim të arsimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?