By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?
Rajon / Botë

Arsenali bërthamor rus: Sa i madh është dhe kush e kontrollon?

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 8:15 PM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Reuters

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një paralajmërim bërthamor ndaj Perëndimit lidhur me Ukrainën, duke pezulluar traktatin kyç të kontrollit të armëve. Ai njoftoi se janë aktivizuar sisteme të reja strategjike dhe paralajmëroi se Moska mund të rinisë testet bërthamore.

Por, sa i madh është arsenali bërthamor i Rusisë dhe kush e kontrollon atë?

Superfuqia bërthamore

Rusia, që ka trashëguar armët bërthamore të Bashkimit Sovjetik, ka numrin më të madh të kokave bërthamore.

Putin kontrollon rreth 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 sa i kontrollon presidenti amerikan, Joe Biden. Këto janë të dhënat e vitit 2022 të Federatës amerikane të Shkencëtarëve.

Rreth 1.500 prej këtyre kokave bërthamore nuk përdoren, por ka të ngjarë që ende janë në gjendje të mirë, 2.889 janë në stoqet rezervë dhe rreth 1.588 janë koka strategjike bërthamore të dislokuara.

Rreth 812 janë të vendosura në raketa balistike që lëshohen nga toka, 576 janë të vendosura në raketat balistike që lëshohen nga nëndetëset, dhe rreth 200 të tjera gjenden në baza të bombarduesve, thuhet në të dhënat e Buletinit të Shkencëtarëve Bërthamor.

Shtetet e Bashkuara kanë të dislokuara rreth 1.644 koka strategjike bërthamore. Sipas të dhënave të Federatës amerikane të Shkencëtarëve, Kina, ka 350 koka bërthamore, Franca 290 dhe Mbretëria e Bashkuar 225.

Këto shifra tregojnë se si Moska, ashtu edhe Uashingtoni, mund ta shkatërrojnë botën disa herë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik kishte numrin më të lartë të kokave bërthamore, rreth 40.000 sosh, ndërkaq ShBA-ja kishte rreth 30.000 koka bërthamore.

Faktori kyç janë armët që bartin kokat bërthamore: raketat, nëndetëset dhe bombarduesit.

Rusia duket se ka 400 raketa bërthamore balistike ndërkontinentale që mund të bartin koka bërthamore. Sipas Buletinit të Shkencëtarëve Bërthamor, këto raketa mund të bartin deri në 1.185 koka bërthamore.

Rusia ka 10 nëndetëse që mund të bartin deri në 800 koka bërthamore. Po ashtu, ka 60 deri në 70 bombardues bërthamorë.

Armët e reja bërthamore

ShBA-ja në Rishikimin për Qëndrimin Bërthamor të vitit 2022 tha se Rusia dhe Kina po zgjerojnë dhe modernizojnë forcat e tyre bërthamore, dhe se Uashingtoni do të ndjekë një qasje të bazuar në kontrollin e armëve për të shmangur garën e kushtueshme të armëve.

Putin tha se ka informacion se SHhBA-ja po zhvillon lloje të reja të armëve bërthamore.
Rusia është duke modernizuar armët e saj bërthamore.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, pak shtete kanë testuar armë bërthamore, sipas Shoqatës për Kontrollin e Armëve. Shtetet e Bashkuara kanë kryer testin e fundit më 1992, Kina dhe Franca më 1996, India dhe Pakistani më 1998 dhe Koreja e Veriut më 2017.

Bashkimi Sovjetik kishte kryer testin e fundit bërthamor më 1990.

Kush jep urdhra për lëshimin e armëve ruse?

Presidenti rus është vendimmarrësi kryesor kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve bërthamore ruse, si ato strategjike dhe jostrategjike, thuhet në doktrinën bërthamore të Rusisë.

E ashtuquajtura çantë bërthamore apo “Cheget” (e emëruar pas Malit Cheget në Malet e Kaukazit), është me presidentin gjatë gjithë kohës. Ministri rus i Mbrojtjes, që aktualisht është Sergei Shoigu, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që aktualisht është Valery Gerasimov, po ashtu besohet se kanë çanta të tilla.

Në thelb, çanta është një mjet komunikimi që lidh presidentin dhe ushtrinë e tij dhe prej andej edhe me forcat raketore nëpërmjet rrjetit elektronik të komandës dhe kontrollit shumë sekret, Kazbek. Kazbek mbështet një tjetër sistem, që njihet me emrin Kavkaz.

Pamjet e shfaqura nga kanali televiziv rus, Zvezda, në vitin 2019 shfaqën atë që thuhej se ishte një nga çantat që kishte një sërë butonash. Në një seksion të quajtur “komandë” kishte dy butona: një buton i bardhë ‘lëshim” dhe një buton i kuq “anulim”. Çanta aktivizohet nga një kartë e posaçme, raportoi Zvezda.

Nëse Rusia do të mendonte se do të përballej me një sulm strategjik bërthamor, presidenti, përmes çantave, do t’i dërgonte një urdhër të drejtpërdrejtë për nisjen e sulmit komandës së Shtabit të Përgjithshëm dhe njësive komanduese rezervë që mbajnë kodet bërthamore. Urdhra të tilla kalojnë me shpejtësi në sisteme të ndryshme të komunikimit në njësitë e forcave të raketave strategjike, të cilat më pas sulmojnë ShBA-në dhe Evropën.

Nëse një sulm bërthamor do të konfirmohej, Putin mund të aktivizonte të ashtuquajturën “Dorë e Vdekur” ose “Perimetrin”, që është mjeti i fundit: që në thelb janë kompjuterët që vendosin fundin e botës. Një qendër komanduese për raketa do të urdhëronte sulme bërthamore nga i gjithë arsenali i madh i Rusisë.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Sallata “Murgu”

Kosova Times Kosova Times December 12, 2024
Klinaku: Në momentin që Policia rrezikohet, do të dalim në mbrojtje të saj
Sveçla nxjerr videon: Radojçiq drejtoi grupin terrorist në Banjksa
Fitoi milion ne Lotari, dhe kerkoi divorcin nga bashkeshorti, por gjyqtari e shokoi
Si do të ndikonte në ekonominë botërore një luftë direkte Izrael-Iran?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?