By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden ofron “mbështetje të fortë” për Moldavinë pas rritjes së tensioneve me Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden ofron “mbështetje të fortë” për Moldavinë pas rritjes së tensioneve me Rusinë
Rajon / Botë

Biden ofron “mbështetje të fortë” për Moldavinë pas rritjes së tensioneve me Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2023/02/22 at 8:30 AM
Kosova Times Published February 22, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua në Poloni me homologen e tij moldave, Maia Sandu, në kohën kur janë rritur shqetësimet se Moldavia mund të jetë shënjestra e radhës e Rusisë pas Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë tha pas këtij takimi se Biden “riafrimoi mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë” gjatë takimit të 21 shkurtit me presidenten Sandu.

Biden ka theksuar përpjekjet e Uashingtonit “për të ndihmuar Moldavinë që të forcojë qëndrueshmërinë e saj politike dhe ekonomike, përfshirë edhe në agjendën e reformave demokratike dhe të sigurisë energjetike dhe të adresojë efektet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë.

Zyra e Sandus ende nuk ka reaguar lidhur me këtë takim.

 

 

Sandu ka qenë një zë konsistent pro-Bashkimit Evropian në skenën politike të Moldavisë, dhe Qeveria e re pro-Perëndimore e udhëhequr nga kryeministri Dorin Recean, bëri betimin javën e kaluar.

Sandu vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po kërkon të destabilizojë shtetin e saj dhe së fundmi i ka bërë thirrje Perëndimit që të japë armë për mbrojtjen e Moldavisë, shtet që nuk është në NATO, por është shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Rusia ka rreth 1.100 trupa në depot e armëve sovjetike që gjenden në rajonin e Transnjestërit në Moldavi.

Sandu po ashtu ka kërkuar që Rusia të tërheqë trupat dhe Recean po ashtu ka përsëritur thirrjet për tërheqjen e trupave ruse.

Në përgjigje, Kremlini i bëri thirrje Moldavisë të tregojë kujdes me deklaratat lidhur me forcat ruse.

Moldavia ndan 1.200 kilometra kufi me Ukrainën.

Javën e kaluar, Sandu sugjeroi, së bashku me akuzat e bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, se ka një plan rus për të organizuar një grushtshtet në Moldavi. Ky plan, sipas saj, është menduar që të maskohet pas protestave opozitare në Moldavi.

Rusia ka mohuar se po planifikon të destabilizojë Moldavinë, duke thënë se këto pretendime “janë krejtësisht të pabaza dhe të paqëndrueshme”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se raportimet lidhur me planin nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, DASH tha se kjo “nuk është jashtë sjelljes së Rusisë dhe ne absolutisht qëndrojmë me Qeverinë moldave dhe popullin e Moldavisë”.

Në Moldavi ka pasur protesta kundër Sandus dhe Qeverisë pro-perëndimore moldave. Mijëra persona kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga Partia Shor, që ka lidhje me Rusinë, dhe që udhëhiqet nga politikani dhe biznesmeni në arrati, Ilan Shor.

Më 10 shkurt, Rusia lëshoi një raketë që kaloi përmes hapësirës ajrore të Moldavisë dhe përfundoi në Ukrainë. Pas këtij incidenti, Moldavia thirri në bisedë informative ambasadorin rus.

Rajoni Transnjestër, që banohet kryesisht me banorë rusishtfolës, ka shpallur pavarësinë nga Moldavia më 1990, teksa Moldavia ka shprehur frikën se ky rajon do të kërkojë të bashkohet me Rumaninë, shtet me të cilin ndan historinë dhe gjuhën e njëjtë./REL/

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times February 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Diplomati austriak: Shkupi rrezikon të izolohet nëse s’i miraton ndryshimet kushtetuese

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Miliona të zhytur në gjak nga duart e bukuroshes Anna, gruaja e “Gjeneral Armageddon” – dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut
AfD nominon Alice Weidel-in si kandidate për kancelare
Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon
Cili ishte vendpushimi i pare bregdetar dhe si shkonin njerëzit në plazh 130 vjet më parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?